Nga formimi i trombeve deri tek rreziku për depresion; Të pathënat që duhet të dini për kontraceptivët
Kontraceptivët oralë nuk përdoren vetëm për të parandaluar shtatzëninë. Ato shpesh jepen me recetë nga mjeku për trajtimin e akneve apo ciklin e çrregullt menstrual
Problemi qëndron tek efektet anësore të pilulave të kontrollit të lindjes që zakonisht nuk thuhen me zë të lartë.
Pilulat e kontrollit të lindjes përbëhen nga estrogjen sintetik dhe progesteron, të cilat janë hormone sintetike që ndërhyjnë në ritmin natyral hormonal të trupit.
Para se të vendosni të merrni pilula për të parandaluar shtatzëninë, apo për çfarëdolloj arsyeje tjetër, sigurohuni që të keni të gjitha informacionet.
1. Pilulat e kontrollit të lindjes mund të ndikojnë në rritjen e qelizave të këqija
Sipas Fondacionit Susan G. Komen, një studim i cili grumbullonte të dhënat e më shumë se 50 studimeve zbuloi se gratë që merrnin kontraceptivë kishin një rrezik prej 10 deri 30 për qind më të lartë të kancerit të gjirit sesa gratë që nuk e kishte përdorur kurrë pilulën.
Pasi këto gra ndaluan marrjen e pilulës, rreziku i tyre filloi të ulet dhe pas rreth 10 vjetësh, u zerua njësoj si gratë që nuk e kanë marrë pilulën.
2. Pilulat e kontrollit të lindjes mund të shkaktojnë mungesa në lëndë ushqyese
Kontraceptivët oralë mund të çojnë në shumë mangësi ushqyese, duke përfshirë zinkun, magnezin, selenin, Vitaminën C, Vitaminat B2, B3, B6, B12 dhe folatin.
Kjo pasi mëlçia përdor më shumë nga këto lëndë ushqyese për të metabolizuar estrogjenin nga pilulat e kontrollit të lindjes dhe për ta eliminuar atë jashtë trupit.
3. Pilulat e kontrollit të lindjes mund të rrisin rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare
Estrogjeni sintetik është treguar se rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek disa gra, duke rritur shanset për mpiksjen e gjakut, krijimin e trombeve.
4. Ndërsa shtimi i peshës, fryrja ulja e dëshirës seksuale shpesh janë të listuara si efekte anësore të pilulave të kontrollit të lindjes, ka shumë efekte të tjera anësore që nuk shkruhen në fletëudhëzues.
Këto kokrra mund të shkaktojnë dhimbje koke, migrene, mbajtje të lëngjeve dhe madje mund të përkeqësojë çrregullime emocionale siç është depresioni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëIvanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Mjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë
Gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni
Kate Moss ka pozuar në një edicion magjepsës për fushatën e re të modës
Përse u shfaqen shtatzënave njolla të errëta në fytyrë dhe si t’i trajtoni?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit