Njollat e errëta në fytyrë janë ndryshim shumë i zakonshëm në lëkurën e shtatzënave

Ato mund të zbuten me kujdesin e duhur dhe me mbrojtje të lëkurës nga dielli, por zakonisht zhduken pas lindjes.

Nëse keni probleme me këto njolla, duhet të dini përse pikërisht shfaqen, por edhe si t’i eliminoni, transmeton Telegrafi.

Si shfaqen njollat e errëta në fytyrë?

Gjatë shtatzënisë trupi kalon nëpër shumë ndryshime. Për shumicën ato ndryshime janë të momentit dhe zhduken pas lindjes, ndërsa disa mund të qëndrojnë dhe madje të bëhen të përhershme.

Një ndër ndryshimet e tilla është ndryshimi i lëkurës gjatë shtatzënisë.

Reklama

Njollat e errëta të shtatzënisë janë diçka me të cilat befasohen shumë shtatzëna, por një zhgënjim edhe më i madh shfaqet kur mësojnë që ato njolla janë të përhershme.

Reklama

Problemi më i madh i këtyre “maskave të shtatzënisë” është për shkak se shfaqen në fytyrë.

Manifestohen në formë të njollave të errëta më së shpeshti në pjesën e mollëzave, hundës, buzës së sipërme dhe ballit. Ndodh kur estrogjeni dhe progesteroni prodhojnë melaninë të tepërt, si në rastin kur lëkura është e mbiekspozuar ndaj diellit.

Faktori mbrojtës 50 SPF + është i detyrueshëm gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë, është shumë e rëndësishme të mos ekspozoheni në rrezet e diellit direkte. Lëkura gjatë shtatzënisë mund të reagojë ndryshe ndaj diellit dhe disa nga ndryshimet që mund të ndodhin janë djegiet dhe hiperpigmentimi.

Reklama

Gjatë shtatzënisë, prodhimi i pigmentit të melaninës rritet, gjë që çon në hiperpigmentim, domethënë njolla të vogla dhe më të errëta. Këto pika, sipas estetistëve, karakteristike për shtatzëninë, quhen kloazma dhe lokalizohen në fytyrë, më së shpeshti në ballë, në hundë dhe në faqe.

Reklama

Gratë shtatzëna duhet të shmangin rrezet e diellit ndërmjet orës 10:00 dhe 17:00. Një faktor i lartë mbrojtjeje prej 50+ është i detyrueshëm dhe duhet ta aplikoni gjysmë ore para se të dilni jashtë, si dhe çdo dy orë gjatë qëndrimit tuaj jashtë.

Mbroni lëkurën tuaj me krem mbrojtës me faktor mbrojtës 15 SPF, pavarësisht nga stina dhe gjatë verës mos dilni jashtë pa faktorin 50 SPF.

Reklama

Si ta zgjidhni problemin e zbardhjes së lëkurës pas shtatzënisë?

Njollat e zeza në fytyrë mund të zhduken vetë pas lindjes. Megjithatë, në shumicën e rasteve nuk është kështu. Kur, pas një kohe të caktuar, nëna zbulon se njollat e errëta nuk janë zhdukur, mund të marrë përsipër të marrë masa që mund të zbardhin lëkurën.

Reklama

Megjithatë, këshilla për të gjitha nënat është që të mos ndërmarrin hapa vetë që mund të përkeqësojnë situatën e tyre aktuale.

Mënyra më e sigurt për të zgjidhur problemin e hiperpigmentimit të lëkurës gjatë shtatzënisë është të vizitoni një dermatolog. Pas ekzaminimit të lëkurës, eksperti do t’ju japë këshilla dhe përgatitje që do ta zgjidhin problemin sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/

Reklama