LAJMI I FUNDIT:

Peticion për ndryshimin e Logos së NBA, kërkohet që West të zëvendësohet me Kobe Bryant

Peticion për ndryshimin e Logos së NBA, kërkohet që West të zëvendësohet me Kobe Bryant

Një peticion i krijuar nga Nick M për ta bërë të ndjerin Kobe Bryant, Logo të NBA, tashmë ka mbledhur gati 200,000 nënshkrime.

Bryant ndërroi jetë dje (e diel) në Calabasas, California në moshën 41-vjeçare, kur  po udhëtonte me helikopter, së bashku me shtatë persona të tjerë, ku që të gjithë humbën jetën, përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna Maria Bryant.


Bota sportive është duke mbajtur zi për humbjen e një prej ikonave të tyre më të mëdha, ndërsa mbështetja e tifozëve ka qenë nga kudo për familjen.

Rrëfimi mbresëlënës për Kobe Bryant, nga një sensacion në shkollën e mesme – në një ikonë të NBA
Lexo po ashtu Rrëfimi mbresëlënës për Kobe Bryant, nga një sensacion në shkollën e mesme – në një ikonë të NBA

Për lojtarin që e prezantoi në mënyrën më të mirë lojën e basketbollit në të gjithë globin, u bë një peticion, për ta bërë atë Logo të NBA dhe tashmë ka marr gati 200,000 nënshkrime.

Logo e tanishme e NBA-s bazohet në ngjashmërinë e Legjendës së NBA, Jerry West.

Pamja e West ka qenë logoja për dekada e NBA, ndërsa ishte pikërisht West ai që e pa dhe e rriti Kobe Bryant në Los Angeles Lakers në vitin 1996.

Bryant ishte në vendin e 13-të në draftin e NBA, dhe u zgjodh nga Charlotte Hornets, por ai kaloi te Lakers pas një shkëmbimi me Vlade Divac.

Foto: Goal.com/Getty Images

West gjithashtu ka luajtur vetë për Lakers në vitet 1960, me numrin e tij 44, që po ashtu është i pensionuar dhe i varur në Staples Center.

Si menaxher i Përgjithshëm i Lakers në vitet 90 dhe 00, West pa lulëzimin e Kobe nga një fëmijë, në një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai që e ka nisur peticionin, beson që edhe West, nuk do të ishte kundër që një gjë e tillë të ndodh, duke e ndërruar atë me Kobe Bryant në Logon e NBA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori