Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se beson që në këto ditët e mbetura do ta rrumbullakojë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të shkojë në Kuvend për ta votuar Qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditësh.
Ai para gazetarëve gjatë një vizite në Prizren, ka thënë se e kupton që ka frustrim të madh, por tashmë janë afatet kushtetuese dhe qytetarët nuk do të presin më gjatë se në fillim të javës së ardhshme.
“Tema është ajo e njëjta pra si ta rrumbullakojmë marrëveshjen përfundimtare VV-LDK. Pastaj nga lartësia e asaj marrëveshje do të ishte shumë kollaj që edhe pakicat t’i përfshijmë në qeverisjen tonë në mënyrë që vitin 2020 ta fillojmë me një qeverisje të mirë e të mbarë, me program të harmonizuar i cili do ta ketë reformën e pesë-fshitë”.
“Sepse populli kështu ka votuar me 6 tetor dhe ky është interesi i qytetarëve edhe i shtetit tonë. Ne do të takohemi sot – komunikimin e kemi pasur të vazhdueshëm – pozicionet i kemi të qarta”.
“Pozicionet tona u korrespondojnë qëndrimeve dhe propozimeve tona të shprehura nga LDK me 8 janar ndërsa nga VV me 9 janar me takimet që i kemi zhvilluar ato dy dytë – ku kishte më shumë se një javë para se ta dërgojmë propozimin për mandatar tek Presidenti Hashim Thaçi”.
“Këto pozicione do të përpiqemi që t’i përafrojmë në mënyrë që ta kurorëzojmë marrëveshjen”, tha ai, raporton Klankosova. “Mund të thuhet që ne jemi duke u zgjatur për vetëm një muaj meqenëse deri me 26 dhjetor nuk ka qenë në dorën tonë. Por, që nga kjo datë me siguri që sa më shpejt që arrihet marrëveshja, aq më mirë”.
“Me besimin e mirë – vullnetin dhe përkushtim duke qenë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve – besoj se në këto ditët e mbetura do ta rrumbullakojmë marrëveshjen dhe të shkojmë në Kuvend e ta votojmë Qeverinë e re në kuadër të afatit 15 ditor”.
“Unë kam vullnetin e mirë, kemi programin para vetës, kemi detyrimin para qytetarëve që më në fund ta bëjmë një marrëveshje të ndryshimit të madh politik dhe institucional”.
“Unë e di se ka frustrim dhe ankth, por tash janë afatet kushtetuese, nuk do të prisni më shumë se fillimi i javës së ardhshme edhe teorikisht. Pra i ka ardhur fundi; prandaj edhe durimi po soset. Unë jam optimist se do t’i rrumbullakojmë pozicionet tona dhe do ta kemi koalicionin qeverisës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës