LAJMI I FUNDIT:

Stefanova: Ishte e çuditshme si Kamçev e dinte që do ta kontrollojnë prokurorët

Stefanova: Ishte e çuditshme si Kamçev e dinte që do ta kontrollojnë prokurorët

Prokurorja e ish-PSP-së Lile Stefanova, sot ka dëshmuar në Gjykatën Penale për rastin “Haraçi”, në të cilin të akuzuar janë Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe ish-shefja e PSP-së Katica Janeva.

Ajo fillimisht tha se nuk është grindur me Janevën, por se nuk ka marrëdhënie të mira.


Stefanova e ka udhëhequr rastin “Perandoria”, në të cilin i dyshuar ka qenë edhe Orce Kamçev, ndërsa para trupit gjykues tregoi se si kanë rrjedhur hetimet për “Perandorinë”.

“Ishte e çuditshme se si Kamçev e dinte se do të bëjmë kontrolle tek ai. Prokurorët kanë shkuar në orën 6 të mëngjesit, ndërsa Kamçev i ka pritur i veshur dhe i përgatitur. Atje ka qenë edhe Zoran Milevski, ndërsa e përgatitur ka pritur edhe bashkëshortja e tij Ana. Kur u bënë kontrolle në ‘Orka Holding’, zyrat ishin të pastruara, ndërsa atje kanë pritur Mihajllo dhe Filimena Manevski”, tha Stefanova.

Ajo theksoi se gjatë procedurës hetuese dhe parahetuese për rastin “Perandoria”, Kamçev ka tentuar që të ndikojë përmes politikanëve, emisarëve, prokurorëve, gjykatësve dhe afaristëve.

“Tentimet e tij atëherë ishin të pasuksesshme. Edhe tek unë, por edhe tek Katica, e them me përgjegjësi”, tha Stefanova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori