LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që ndodhi nga takimet që Richard Grenell i pati me zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd

Gjithçka që ndodhi nga takimet që Richard Grenell i pati me zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka porositur se taksa e vënë për mallrat serbe nga autoritetet kosovarë duhet të hiqet, si dhe ka kërkuar nga Beogradi që të ndalë fushatën për çnjohje, raporton Al Jazeera.

“Heqja e taksës do t’i paraprinte një normalizimi në veçanti në fushën e ekonomisë”, ka deklaruar Grenell pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, transmeton Telegrafi.

“Jam i sigurtë se jemi afër”, ka deklaruar i dërguari amerikan në konferencën e përbashkët me presidentin serb.


Megjithatë, Vuçiq ka theksuar se nuk pranon që të cilësohen si të barabarta veprimi i çnjohjeve me vënien e taksës qind për qind për mallrat serbe.

“Për mua nuk është njëjtë sepse taksa është vendosur pa kurrfarë arsye”, ka deklaruar Vuçiq, duke shtuar se Serbia ka “pasur një propozim fer” pasi Prishtinës i është ofruar një pauzë” nëse heq taksën, por një gjë e tillë sipas tij është refuzuar kategorikisht.

Vuçiq ka falënderuar Grenellin për një bisedë fer, pasi sipas tij “i thotë gjërat troç në fytyrë, i pëlqyen dikujt apo jo”.

E ardhmja e ndritshme e Kosovës dhe Serbisë

Megjithatë politikani amerikan ka konfirmuar se “nuk ka ndonjë agjendë apo plan, por thjesht dëshiron të shtyjë Beogradin dhe Prishtinën të vijnë deri te ajo që dëshirojnë”.

“Po tentoj të fokusohem në të ardhmen e ndritshme të popullit të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Grenell, duke ripërsëritur se ka për qëllim të shtyjë Beogradin dhe Prishtinën të punojnë në fushën e ekonomisë dhe të ofrojnë shanse për të rinjtë, me qëllim që të mos largohen dhe të shkojnë në vendet e perëndimit.

“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, por ekziston një lloj energjie për realizimin e përparimit”, tha Grenell duke theksuar se “nuk do të imponoj ide”, por paralajmëroi se do të tërhiqet nëse Beogradi e Prishtina nuk dëshirojnë të bisedojnë.

I dërguar i presidentit amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, do të diskutojnë për linjën hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që ka qenë temë diskutimi me Vuçiqin.

Një marrëveshje e tillë është arritur, ka konfirmuar Grenell, kurse Vuçiq ka shprehur gatishmërinë që Beogradi të punojë në atë drejtim që të realizohet linja hekurudhoreve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Grenell u largua nga Kosova

Vuçiq ka paralajmëruar takimin që do ta ketë me Grenellin në Berlin së bashku me ekspertë të hekurudhave. Ai ka pranuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën ajrore Beograd-Prishtinë, është e nevojshme të ndërmerren disa hapa teknik.

“Duhet bërë tre apo katër hapa sa i përket çështjes së linjës ajrore – marrëveshja me drejtorinë e aviacionit me KFOR-in, dërgimi i ekspertëve në Kuvendin e Serbisë si dhe marrëveshja me Lufthansën”, ka shtuar Vuçiq.

“Është e rëndësishme të bëjmë tregti, të punojmë me shqiptarët për shkak të serbëve në Kosovë”, ka shtuar presidenti serb.

Grenell kishte arritur në Beograd pas takimit që kishte pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Prishtinë. Ai gjithashtu ishte takuar edhe me mandatarin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin dhe politikanët e tjerë të vendit, të cilëve ua bëri me dije se pritjet e Washingtonit janë heqja e taksës për mallrat e Serbisë, duke u bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ulen sërish në tavolinë dhe të vazhdojnë bisedimet.

Kujtojmë që bisedimet për normalizim të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës janë ngrirë nga fundi i vitit 2018, kur autoritetet kosovare i vënë taksën prej qind për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si kundërpërgjigje për shkak të fushatës që diplomacia serbe e praktikonte duke tentuar të bind vende të ndryshme të heqin dorë nga njohja e Kosovës shtet, si dhe pranimin në organizata ndërkombëtare si është Interpoli, UNESCO dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori