Zgjidhja e çështjeve të hapura politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndihmonte të dyja shtetet në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, ku komunitetet e biznesit duhet të luajnë rolin e tyre në përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve. Kjo u tha sot gjatë një takimi të të Dërguarit të Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit Richard Grenell me përfaqësuesit e biznesit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ambasadori Richard Grenell theksoi se Administrata e Presidentit Trump është shumë e fokusuar në krijimin e vendeve të punës nga bizneset amerikane, duke cekur që komuniteti i biznesit është pjesa më e rëndësishme e zgjidhjes së problemit Serbi-Kosovë.
Ai tha se presidenti Trump e ka inkurajuar atë që të përpiqet ta bartë energjinë e Administratës Trump në dialogun Serbi-Kosovë, sepse afaristët do të jenë ata të cilët do të krijojnë ngazëllim, mundësi për vende të reja të punës, dhe rrjedhimisht do t’u japin të rinjve arsye për të qëndruar në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se është roli i bizneseve të zgjidhin problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se politikanët duhet të lëshojnë rrugë në këtë aspekt, duke shtuar se ideja e tij e fluturimeve komerciale Kosovë-Serbi ka buruar nga një takim i ngjashëm me biznese.
Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për të kuptuarit që nga fillimi të rëndësisë së krijimit të vendeve të reja të punës.
Në fund, Ambasadori Grenell inkurajoi të gjitha palët të shikojnë kah e ardhmja në vend të së kaluarës, duke shtuar që komunitetet e biznesit në Kosovë dhe në Serbi po krijojnë një të ardhme më të mirë për popujt në të dyja shtetet.
Liderët afaristë të Odës Amerikane theksuan rëndësinë e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të hapte perspektivat e zhvillimit ekonomik, duke përfshirë zgjidhjen e të gjitha barrierave tregtare si dhe çështjet e tjera që lidhen me transportin, të cilat do të përfshinin por nuk do të kufizoheshin vetëm në lidhjen me autostradë dhe hekurudhë ndërmjet dy shteteve, si dhe funksionalizimin e menaxhimit të integruar kufitar dhe njohjen reciproke të dokumentacionit dhe procedurave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze