Adhurues të çajit dhe qumështit, gëzohuni! Një studim i ri ka zbuluar se shtimi i qumështit në çajin tuaj të preferuar mund të bëjë mrekulli duke parandaluar nxirjen e dhëmbëve
Çaji, i vlerësuar si pija e dytë më e konsumuar në botë është shumë e lartë në përfitimet shëndetësore. Përmbajtja e tij e flavonoideve dhe e antioksidantëve ofron shumë përfitime për zemrën. Por nga ana tjetër, pirja e çajit është një nga shkaktarët kryesorë që qëndron pas njollave të dhëmbëve.
Çaji shkakton njolla në dhëmbë për shkak se tanina e gjendur në këtë pije lë mbetje në dhëmbët tuaj duke i ngjyrosur ata dhe duke i zhveshur nga smalti.
Taninat e pranishme në çaj i japin atij shijen e hidhur. Në ngjyrë të errët, ato gjithashtu mund të njollosin dhëmbët. Përveç taninave, mënyra se si çaji përpunohet, bën që të njollosen dhëmbët. Sa më shumë të përpunohet çaji, aq më shumë oksidohet dhe aq më të larta janë vetitë e ngjyrosjes.
Dr. Ava Chow nga Shkolla e Stomatologjisë në Universitetin e Albertës thotë se shtimi i qumështit në çajin tuaj redukton aftësinë e çajit për të njollosur dhëmbët.
Sipas dr.Chow, ajo e hartoi studimin e saj për t’ua prezantuar studentëve të higjienës dentare për hulumtime. Sidoqoftë, ajo ishte e befasuar me rezultatet dhe vendosi t’i botonte ato.
Dr.Chow dhe ekipi i saj vëzhguan dhëmbët humanë 24 orë pasi i kishën lënë në një solucion me çaj dhe në një solucion me çaj në qumësht në të. Zbulimet treguan se dhëmbët e vendosur në çajin me qumësht u bënë të bardhë.
Studiuesit ia atribuojnë këtë veti, proteinës kryesore të qumështit, kaseinës, e cila kur bashkohet me taninën parandalon zverdhjen e dhëmbëve. Rezultati i ngjyrës së dhëmbëve ishte i krahasueshëm me ndryshimin e ngjyrës që vërehet kur përdorni produkte zbardhuese, madje dhe më efektive se pastat zbardhuese.
Dr.Chow rekomandon pacientët që para se të pinë çaj me qumësht, të marrin në konsideratë edhe pirjen e qumështit si pjesë të kulturës së të ushqyerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'