LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Berlin, Grenell falënderon Trumpin për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Ambasadori amerikan në Berlin, Grenell falënderon Trumpin për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, ka konfirmuar se është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krijimin e linjës ajrore ndërmjet këtyre vendeve.

Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka përshëndetur përfaqësuesit e të dyja vendeve.


“Presidenti Donald Trump edhe një herë na ka udhëhequr në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e linjës së parë ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas 21 viteve. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert O’Brien dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Grenell.

Po ashtu, ai ka përshëndetur Presidentin Thaçi për arritjen e kësaj marrëveshje.

Ndryshe, këtë marrëveshje e kanë përshëndetur edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndet hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd
Lexo po ashtu Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndet hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Sekretari Stoltenberg ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa Presidenti Thaçi ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve.

Presidenti Thaçi përshëndet hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi përshëndet hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd