LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet dhe digjet një pushimore në Vodno të Shkupit

Shkatërrohet dhe digjet një pushimore në Vodno të Shkupit

Bashkia e Shkupit njofton se autorë të panjohur këto ditë kanë shkatërruar edhe një pushimore në anën jugore në majën e Vodnos.

Gjatë aktit vandal, është rrënuar struktura prej druri dhe më pas e njëjta është thyer dhe djegur.

“Bashkia e Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t’i ruajnë dhe të tregohen të përgjegjshëm me pajisjet urbane të vendosura në park-malin Vodno dhe në të gjitha hapësirat tjera publike në qytet”, thonë nga Bashkia e Shkupit./Telegrafi/