Sigurisht nuk kemi nga ta dimë ndryshe, nëse nuk analizojmë shenjën tuaj të horoskopit
Dashi: Pritja. Çdo gjë që ka lidhje me durimin, është mankth për njerëzit e shenjës së Dashit. Rradhët e gjata, pritja në telefon, pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin qetësinë.
Demi: Lëvizja. Paketimi dhe zhvendosja në një qytet tjetër është stresuese për këdo, por për demat, të cilët njihen se pëlqejnë stabilitetin, janë të tmerrshme.
Binjakët: Program i ngurtë. Binjakët njihen si njerëz me shpirt të lirë dhe urrejnë t’i raportojnë dikujt diçka, sidomos nëse ka lidhje me rutinën dhe një afat të caktuar. Përpikmëria ndërhyn në ndjenjën e tyre të pavarësisë dhe iu shkakton sulme paniku.
Gaforrja: Një ndarje. Të gjithë e kanë të vështirë të përballojnë një ndarje, por gaforret thjesht nuk munden. Për ta, humbja e një partneri romantik është njëlloj si humbja e vetvetes.
Luani: Të mos iu dalë si dëshirojnë. Luanët e janë të fortë dhe me vetëbesim përballojnë gjithçka, përveç të mos iu dalë e tyrja. Situata, me personalitetin e luanëve, ka tendenca dramatizimi.
Virgjëresha: Të jetojnë në rrëmujë. Falë njerëzve të tjerë me të cilët jetojmë, na ndodh të kemi një shtëpi apo mjedis të rrëmujshëm. Për virgjëreshat kjo është e papranueshme.
Peshorja: Konflikti. Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ata do të përpiqen shumë për t’i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.
Akrepi: Pabesia. Një partner që tradhëton është vështirë për t’u kaluar nga kushdo, por për akrepat besnikë dhe të fiksuar pas intimitetit, tradhëtia është e tmerrshme. Kjo mund të nisë një spirale fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.
Shigjetari: Ndjesia sikur kanë ngecur. Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur në jetën e tyre, ata tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.
Bricjapi: Pushimi nga puna. Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.
Ujori: Padrejtësia. Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopësht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, ata dalin jashtë kontrollit.
Peshqit: Të nxitohen për të bërë diçka. Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është e duruar me ta. Të detyrohen të marrin një vendim iu shkakton atyre ankth. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'