Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pas më shumë se tre muaj negociatash nuk po arrijnë të formojnë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.
Dështimi për formimin e qeverisë së re nuk po shihet mirë as nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një grup i të cilit kanë protestuar sot para objektit të Kuvendit të Kosovës me moton “Boll luajtët me këtë popull”.
Studentët kërkuan me këtë rast që partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit që t’i anashkalojnë interesat e tyre dhe të mendojnë edhe për qytetarët, duke formuar sa më shpejt institucionet e reja të vendit, për t’i dhënë fund ngërçit politik të krijuar tash e sa kohë.
Grupi i studentëve para objektit të Kuvendit u ndalua nga Policia e Kosovës, por kjo nuk i pengoi ata që të vazhdojnë protestën.
Bekim Ibishi, student në Fakultetin Filozofik, tha se Policia e Kosovës po e ndalë aktivizimin studentor i cili tenton parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga të rinjtë. Ai shtoi se Kosova po rrezikon që të përballet edhe një largim të mundshëm të të rinjve drejt vendeve tjera.
“Prej marsit, çdo i ri që ka mundësi, çdo i dijshëm, çdo njeri që ka potencial Gjermania na e ka dhënë një mundësi, që për t’u kualifikuar në Gjermani, ne do të ikim që të kualifikohemi. Klasa e njerëzve të mirë do të ikë, për këtë arsye edhe vendi është rrugës së kolapsit dhe nëse nuk votohet buxheti do të ketë edhe trazira edhe më të mëdha….”, u shpreh ai.
Në fund studentët vendosën edhe një mbishkrim “Boll luajtët me këtë popull”.
Studentët paralajmëruan se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë prapë me protesta të tilla.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!