LAJMI I FUNDIT:

UEFA akomodoi Ronaldon në formacionin e vitit – Ndryshuam formacionin dhe larguan Kanten për t’i bërë vend portugezit

UEFA akomodoi Ronaldon në formacionin e vitit – Ndryshuam formacionin dhe larguan Kanten për t’i bërë vend portugezit

Cristiano Ronaldo ishte në skuadrën e vitit të zgjedhur nga tifozët në Ligën e Kampionëve, por thuhet se UEFA ndryshoi formacionin për të akomoduar yllin e Juventusit.

Dje (e mërkurë) gjatë ditës, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve publikoi formacionin më të mirë të vitit 2019.


Ky formacion u zgjodh pasi siç u tha aty votuan mbi dy milion tifozë duke zgjedhur lojtarët e tyre të preferuar.

Liga e Kampionëve zgjedh ‘ekipin e vitit 2019’, dominojnë lojtarët e Liverpoolit
Lexo po ashtu Liga e Kampionëve zgjedh ‘ekipin e vitit 2019’, dominojnë lojtarët e Liverpoolit

Në portë gjendej Alisson Becker, ndërsa mbrojtja përbehej nga Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Matthijs de Ligt dhe Andry Robertson.

Në mesfushë vend kishin fituar Frenkie de Jong dhe Kevin de Bruyne, ndërsa në sulmin me katër lojtarë ishin Lionel Messi, Sadio Mane, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo.

Formacioni i vitit nga UEFA

Megjithatë, mediumi i njohur britanik Daily Mail ka zbuluar një mashtrim skandaloz të bërë nga UEFA në formacionin e vitit.

Sipas tyre, mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante u largua nga formacioni zyrtar, pasi UEFA vendosi të ndryshojë formacionin për ta mbajtur Ronaldon në ekipin e vitit 2019.

Kante e pësoi më së keqi pas ndryshimit të UEFA-s

Ata shtojnë se UEFA e ka zgjedhje tradicionale formacionin 4-3-3, ndërsa ai ishte ndryshuar në një formacion 4-2-4 për Ronaldon.

Messi, Mane dhe Lewandowski ishin sulmuesit që mblodhën numër më të madh votash, ndërsa Ronaldo do të mbetej jashtë. /Telegrafi/

Ronaldo nuk i pati votat e mjaftueshme për t’u vendosur në treshen e sulmit

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori