LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Jo me çdo çmim duhet të bëhet koalicioni me Vetëvendosjen

Abdixhiku: Jo me çdo çmim duhet të bëhet koalicioni me Vetëvendosjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk është patjetër të arrihet marrëveshje me Vetëvendosjen.

Abdixhiku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se mirëbesimi me Vetëvendosjen është dëmtuar por ende nuk është shuar plotësisht, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se është vendim për të bërë koalicion me Vetëvendosjen por sipas tij “jo me çdo çmim duhet të bëhet koalicion me Vetëvendosjen”.


“Për shumë njerëz sot po shihet se “po u bëre me Vetëvendosjen e ki mirë, po u bëre ndryshe e ke gabim”. Unë nuk kam marrë vota nën logon e Vetëvendosjes. Unë nuk i përfaqësoj votuesit e Vetëvendosjes”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thotë se me Vetëvendosjen janë pajtuar në të gjitha temat e nxehta.

Ai ka thënë se megjithatë në Vetëvendosje ka njerëz që nuk e duan koalicionin me LDK-në por sipas tij ka edhe në LDK aso që nuk e duan koalicionin me Vetëvendosjen.

Duke folur për ndarjen e posteve ministrore Abdixhiku ka thënë se edhe në Austri ishte vonuar koalicioni pasi një parti nuk mund të kishte edhe Ministrinë e Brendshme edhe atë të Drejtësisë.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka kërkuar nga LDK që për shkak të përvojave te hidhura me ish zyrtarët e saj që kanë shfaqur video në publik, gjërat që bisedohen brenda të mos dalin jashtë.

Abdixhiku: Nëse LVV refuzon ofertën, humb shansin e kryeministrit dhe humb partneritetin e LDK-së                                                        
Lexo po ashtu Abdixhiku: Nëse LVV refuzon ofertën, humb shansin e kryeministrit dhe humb partneritetin e LDK-së                                                        

“Ne jemi befasuar keq kur Glauk Konjufca doli në televizion dhe shfaqi mosbesim ndaj nesh pas dy vitesh bashkëpunimi në opozitë dhe pas dy muajve negociata”, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori