LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Juventus – Udinese: Ronaldo mungon, Sarri me ndryshime

Formacionet zyrtare, Juventus – Udinese: Ronaldo mungon, Sarri me ndryshime

Juventusi do të kërkojë të kalojë në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku përballë do ta ketë Udinesen.

Trajneri Maurizio Sarri ka zgjedhur që për këtë ndeshje të bëjë disa ndryshime, duke i pushuar disa yje.


Nga minuta e parë luajnë Gonzalo Higuain, Paolo Dybala dhe Douglas Costa.

Cristiano Ronaldo do të mungojë shkaku i një gripi. 

Në anën tjetër Udinese ka vendosur të sulmojë me Nestorovskin. 

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Roma – Parma.


Juventus: Buffon;Danilo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro;Rabiot, Bentancur, Emre Can;Douglas Costa, Dybala;Higuain.

Udinese: Nicolas;De Maio, Becao, Nuytinck;Opoku, Barak, Jajalo, Mandragora, Ter Avest;Lasagna, Nestorovski.


/Telegrafi/