LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri-LDK-së: Kryeparlamentarin vet e keni votuar, bëhuni konstruktiv si Vjosa Osmani

Bahtiri-LDK-së: Kryeparlamentarin vet e keni votuar, bëhuni konstruktiv si Vjosa Osmani

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të pajtohen për lidhjen e koalicionit me LVV-në.

Bahtiri thotë se drejtuesit e LDK-së duhet të jenë konstruktiv, sikurse Vjosa Osmani, e cila sipas tij po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti.

Sa i përket kryeparlamentarit, Bahtiri thotë se ai është një fakt i kryer, dhe se LDK-ja vet e ka votuar Glauk Konjufcën si kryeparlamentar, prandaj kërkesat e LDK-së për pozitën e kryeparlamntarit do ta pengonte bashkëpunimin.


“LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor. Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti. Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfarëdo bashkëpunimi”, shkruan Bahtiri. /Telegrafi/


 

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Lajme
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Lajme
Kalo në kategori