LAJMI I FUNDIT:

“Tirana Patience” ndan artistët: Pro dhe kundër mbulimit te Galerisë Kombëtare

“Tirana Patience” ndan artistët: Pro dhe kundër mbulimit te Galerisë Kombëtare

Qe prej nëntorit të 2019-së, godina e Galerisë Kombëtare te Arteve në Tiranë, është mbuluar me thasë kafeje, instalacion i artistit ganez, Ibrahim Mahama, që thotë se është frymëzuar nga vepra e Ismail Kadaresë “Pallati i Ëndrrave.”

Mbulim i godinës dhe veprave të saj është qellimi i “Tirana Patience”, duke bërë të kundërtën e ekspozitave që i prezantojnë publikut veprat.

Por, kjo ekspozitë ka ndarë në grupe të ndryshme njerëz te artit dhe kulturës. Adrian Devolli këtë ide e quan thjesht një plagjiaturë. Ndërsa, dekani i Fakultetit te Arteve te bukura, Ardian Isufi, ka një tjetër qendrim. Ai e konsideron instalacionin si veprën më interesante të gjithë kalendarit artistik te galerisë.


Instalacioni do të qëndroje deri në muajin shkurt. /Vizion Plus/