LAJMI I FUNDIT:

Salah, Mane dhe Keita do të mungojnë deri në gjashtë javë te Liverpooli shkaku i Kupës së Kombeve në Afrikë

Salah, Mane dhe Keita do të mungojnë deri në gjashtë javë te Liverpooli shkaku i Kupës së Kombeve në Afrikë

Kupa e Kombeve në Afrikë pritet të zhvillohet nga muaji janar deri në shkurt të vitit 2021.

Në këtë garë, do të bëhen ndryshime në format, e që pritet të zhvillohet për gjashtë javë.


Në vitin 2019, Kupa e Afrikës u zhvilluar në Egjipt, derisa Algjeria e mposhti 1-0 në finale Senegalin, për ta fituar kështu trofeun.

Mohamed Salah

Pritej që kjo garë të zhvillohej edhe në këtë vit, mirëpo me ndryshimet e reja, ajo do të zhvillohet në vitin 2021 në Kamerun.

Ende nuk ka ndonjë caktim të datave se kur do të fillojë, por që mediat atje raportojnë se ajo do të zhvillohet nga muaji janar deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Sadio Mane

Natyrisht se me zhvillimin e Kupës së Kombeve në Afrikë, do të ketë një ndikim për të keq në klubet evropiane.

Ndikim më të madh pritet të ketë në Liverpoolin, pasi Mohamed Salah (Egjipt), Naby Keita (Guinea) e Sadio Mane (Senegal), do të marrin pjesë.

Tabela e Ligës Premier, nëse VAR-i nuk do të përdorej
Lexo po ashtu Tabela e Ligës Premier, nëse VAR-i nuk do të përdorej

Kjo do të thotë që The Reds do të jenë pa tre lojtarë të rëndësishëm, e natyrisht që për ta është lajm i hidhur.

Liverpooli është shumë afër që në këtë edicion ta fitojë Ligën Premier dhe nëse nuk bënë ndonjë transferim për t’i zëvendësuar këta lojtarë, mund të ngecë në garë për titullin e sezonit 2020/2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori