LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Protokolli për në NATO, para shpërndarjes së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO, do të vendoset në rend dite para se të shpërndahet Kuvendit.

Ai tha se pas formimit të Qeverisë në Spanjë, do të lehtësohet procedura edhe në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kemi parasysh se në Spanjë veçmë kemi qeveri, pres që atje të filloj procedura e cila na e lehtëson çështjen dhe neve. Që të mos del se kreu i Kuvendit është frenues i procesit, sigurisht që para se të shpërbëhet Kuvendi, kjo do të jetë në rend dite”, tha Talat Xhaferi.

Ai shtoi se Ligji për Kuvendin, prej nesër është në procedurë parlamentare dhe ka të bëjë për rregullimin e statusit të nëpunësve të Kuvendit.

“Të gjitha konsultat që i kemi bë ish kryeministrin, Zoran Zaev dhe funksionar tjerë kemi konstatuar se parlamenti nuk është plotësisht i pavarur. Andaj edhe ligji për Kuvendin është në drejtim të pavarësisë së plotë të Kuvendit”, deklaroi Xhaferi.

Ligji për Kuvendin prej nesër do të jetë në procedurë parlamentare, ndërkohë që pas miratimit në zbatim do të jetë nga 1 janari i vitit 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori