LAJMI I FUNDIT:

Valverde tregon se çfarë i tha Moratas pas ndeshjes në Superkupën e Spanjës, ku ai i ndërhyri nga mbrapa spanjollit

Valverde tregon se çfarë i tha Moratas pas ndeshjes në Superkupën e Spanjës, ku ai i ndërhyri nga mbrapa spanjollit

Federico Valverde ka zbuluar se çfarë i ka thënë Alvaro Moratas për faullin që i bëri në finalen e Superkupës së Spanjës.

Real Madridi e mposhti Atletico Madridin në garën e tretë më të rëndësishme në Spanjë me anë të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola.


Por, në minutën e 115-të, mesfushori uruguaian shkaktoi një faull në sulmuesin spanjoll, për t’i mohuar kështu një shans të mrekullueshme për gol, mirëpo më pas u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Valverde ka thënë se pas ndeshjes i ka kërkuar falje Moratas për ndërhyrjen që në fund doli të jetë vendimtare për Los Blancos.

“I kam kërkuar falje Moratas. Nuk ishte gjë e mirë ajo çfarë bëra, por duhej ta bëja”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Mbështetja e Simeones për Valverden në kartonin e kuq ndaj Moratas - uruguaiani ia fitoi Realit Superkupën e Spanjës
Lexo po ashtu Mbështetja e Simeones për Valverden në kartonin e kuq ndaj Moratas - uruguaiani ia fitoi Realit Superkupën e Spanjës

“Jam i lumtur me trofeun e fituar, Kur përfunduan penalltitë, jam futur në fushë dhe kam vrapuar për të festuar. Të gjithë në fushë më uruan, ky trofe është për të gjithë”, ka shtuar më tej Valverde.

Mesfushori me atë ndërhyrje në spanjollin arriti që ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, pasi ish-anëtari i Chelseat e Juventusit kishte qenë përballë vetëm me Thibaut Courtoisin dhe ndoshta mund të kishte shënuar për ta mbyllur kështu ndeshjen para se të shkonte në penallti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori