LAJMI I FUNDIT:

Kurti, Thaçit: Mos bëni presion, marrëveshja me LDK-në është në fazën e finalizimit

Kurti, Thaçit: Mos bëni presion, marrëveshja me LDK-në është në fazën e finalizimit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është përgjigjur sot me shkrim letrës së 10 janarit të presidentit Hashim Thaçi, të cilën Kurti e cilëson si paralajmërim kërcënues. Kurti në letrën dërguar presidentit ka kërkuar nga ai të mos bëjë presion dhe po ashtu ka thënë se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është në fazën e finalizimit.

Kurti në këtë letër i thotë presidentit Thaçi se duhet ta shoh rolin e tij vetëm në kuadër të pozicionit që ka si kryetar shteti në sistemin kushtetues, ndërsa ia kujtoi po ashtu se kishte refuzuar të zbatonte Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mbi një vit, në kohën kur ka qenë çështja e funksionalizimit, përmes plotësimit me anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Shfrytëzoj këtë letër t’ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shkruan Kurti.


Në këtë letër, Kurti i drejtohet presidentit duke i thënë se duhet ta shoh rolin e tij vetëm në kuadër të pozicionit që ka si kryetar shteti në sistemin kushtetues, jo edhe nga pozicioni subjektiv dhe politik.

Madje, siç thotë lideri i LVV-së, Presidentit i njihet vetëm roli ceremonial i mandatimit të kandidatit për Kryeministër të Kosovës.

“Presidentit i njihet vetëm roli ceremonial i mandatimit të kandidatit për Kryeministër të Kosovës. Kushtetuta e Republikës sonë nuk i njeh Presidentit një rol imponues në formimin e Qeverisë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të pres. Formimi i Qeverisë nuk është i lidhur me afate (përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën Presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit), për shkak se demokracia nuk njeh përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish”, thuhet në këtë letër.

Lideri i LVV-së, në pjesën e dytë të letrës ia kujtoi Presidentit Thaçi se kishte refuzuar të zbatonte Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për mbi një vit, në kohën kur ka qenë çështja e funksionalizimit, përmes plotësimit me anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Ju si President i Republikës së Kosovës, keni refuzuar zbatimin e Aktgjykimit KO 119/14, të Gjykatës kushtetuese për mbi një vit kur ka qenë çështja e funksionalizimit, përmes plotësimit me anëtarë, të Komisionit Qendror Zgjedhor”, shkruan Kurti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti luti presidentin Thaçi që të mos bëj vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë.

“Ju lusim të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë. Ai proces është i përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe i sqaruar me hollësi në aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese ku Presidenti nuk mundet të bëj interpretime shtesë”, shkruan Kurti në letër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti

Politikë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari

U dhunua barbarisht se nuk i dha birra 47-vjeçarit, vdes në Spitalin e Fierit i moshuari

Lajme
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës riga shiu

Vranët dhe me diell, gjatë ditës riga shiu

Lajme
Kalo në kategori