LAJMI I FUNDIT:

Dillian Whyte rrëfen momentin kur Klitschko e kishte nokautuar Wilderin në stërvitje

Dillian Whyte rrëfen momentin kur Klitschko e kishte nokautuar Wilderin në stërvitje
(Fotomontazh: Daily Mail)

Dillian Whyte ka rrëfyer për kohën kur ishte pjesë e kampit stërvitor të Wladimir Klitschkos, së bashku me Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.

Legjenda ukrainase e boksit i angazhonte boksierët në ngritje për t’u përgatitur para dueleve të mëdha, ndërsa në të njëjtën kohë u mësonte atyre se si duhej të luftonin për të qenë më të mirët në kategorinë e peshave të rënda.


Whyte ka thënë për Sky Sports se asokohe, Klitschko e kishte nokautuar fuqishëm Wilderin, i cili aktualisht është i pamposhtur si profesionist dhe është kampion i WBC-së.

Deontay Wilder në vitin 2013 (Foto: Scott Heavey/Getty Images/Guliver)

“E kam parë duke u nokautuar. Wladimiri e nokautoi. Ai e dinte se çfarë po ndodhte. I kishte duart lart. Po e godiste Wladin, duke e nxehur dhe dukej i tërbuar”.

“Nuk ishte thjesht rrëzim, ai u nokautua ftohtë. Madje edhe filloi të dridhej. Për këtë arsye, nuk kanë dashur që ai (Wilder) të përballej me Wladin, sepse Wlad do të ndeshej me të edhe si profesionist dhe Wilderit nuk i ka pëlqyer kurrë kjo ide”, ka deklaruar Whyte.

Dillian Whyte (majtas) dhe Anthony Joshua (djathtas) në kampin stërvitor të Wladimir Klitschkos (Foto: Instagram)

Joshua e mposhti Klitschkon me nokaut teknik në vitin 2017, Wilder vazhdon ta kërkojë duelin për unifikimin e titujve me AJ, ndërsa Whyte është në kërkim të një shansi për titull dhe të vetmen humbje ia ka shkaktuar pikërisht Joshua në vitin 2015. /Telegrafi/

Dillian Whyte dhe Waldimir Klitschko (Foto: Instagram

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori