LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja, Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç dhe Thumanë

Nënshkruhet marrëveshja, Turqia do të ndërtojë 500 banesa në Laç dhe Thumanë

Është firmosur marrëveshja mes Turqisë dhe Shqipërisë sa i takon ndërtimit të 500 banesave në Laç dhe Thumanë, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Tanimë jemi në fazën e dytë të këtij projekti, kemi ardhur në momentin e nënshkrimit. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga Turqia me porosi të Erdogan. Kemi zgjedhur Laçin ku besoj te ndryshimi rrënjësor në funksion të qëllimit tonë. Të gjithë ata që humbën shtëpitë do akomodohen në shtëpi më të mira. E falenderoj me mirënjohje ministrin turk e delegacionin masiv që erdhën në Tiranë”, tha Rama.


Nga ana tjetër, ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum deklaroi se shpreh ngushëllimin më të sinqertë për familjarët e viktimave.

“Do të vazhdojmë sa më shpejt me rikuperimin e dëmeve që janë shkaktuar. Jemi pranë popullit shqiptar për të shëruar plagët që shkaktoi tërmeti. Ekipet tona në terren kanë verifikuar dëmet në 6,000 njësi banimi të dëmtuara. Presidenti Erdogan na udhëzoi për planin e ndërtimit të banesave. Të na dorëzohet trualli ku do të ndërtohen banesat. Turqia do vazhdojë të mbajë këtë marrëdhënie vëllazërore me Shqipërinë”, tha ai. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori