LAJMI I FUNDIT:

Klopp ironizon me Mourinhon në pyetjen se cili ka qenë më i mirë si futbollistë: Nuk e di çfarë pozite ka luajtur, ndoshta ka qenë portier

Klopp ironizon me Mourinhon në pyetjen se cili ka qenë më i mirë si futbollistë: Nuk e di çfarë pozite ka luajtur, ndoshta ka qenë portier

Tottenham Hotspur do të jetë nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen kryesore të javës së 22-të në Ligën Premier.

Kjo ndeshje do të vë përballë dy trajnerë fantastikë, Jose Mourinhon e vendasve dhe Jurgen Kloppin e mysafirëve.


Trajneri gjerman i Liverpoolit ka dhuruar spektakël në konferencën për shtyp me gazetarë në lidhje me homologun e tij portugez.

Gazetarët anglezë e pyetën gjermanin nëse ka qenë ai më i mirë gjatë karrierës si futbollist apo Jose Mourinho.

Klopp ka ironizuar duke thënë se nuk e di se çfarë pozite ka luajtur portugezi dhe mendonte se ishte portier, ndërsa u kërkoi gazetarëve të kërkonin në ‘Google’, për pozicionin që kishte Mourinho.

“Nuk e di se në çfarë pozite ka luajtur Mourinho… A ishte portier? A e di dikush se në çfarë pozite ka luajtur Mourinho?”.

“Mos më fajësoni mua nëse nuk e dini… Mendoj se ka qenë portier… Unë dua ta di tani pozitën që ka pas. Shikojeni në Google”, iu drejtua Klopp gazetarëve duke qeshur.

Gazetari anglez iu përgjigj që nuk kanë kohë, ndërsa Klopp ia ktheu menjëherë: “Kemi kohë, unë kam kohë”.

Pasi gazetari e shikoi në Google, ai iu përgjigj se Mourinho ka luajtur mesfushor.

E në atë moment Klopp i kërkoi falje Mourinhos duke qeshur: “Më fal Jose”, përfundoi Klopp.

Mbetet të shihet në përballjen mes dy skuadrave që fillon nga ora 18:30 se cili do të fitojë sfidën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori