Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re e Kosovës.
Ajo përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se shpresa ishte ajo që nxori qindra mijëra votues që kërkuan ndryshimin, të dalin të votojnë më 6 tetor, duke shtuar më tej se ajo shpresë po humbet çdo ditë me mos arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kusari-Lila po ashtu ka bërë publike një bisedë me një qytetare, e cila ka treguar se djali i saj është larguar nga Kosova për një jetë më të mirë, duke shprehur gjithashtu shqetësimin e saj lidhur me vonesat në krijimin e Qeverisë së re.
Shkrimi i plotë:
“Edhe një Lamtumirë
Mirëmëngjesi, e përshëndeta si çdo ditë tjetër, ndërsa prita buzëqeshjen e saj sikur jam mësuar. Ajo uli kokën dhe më përshëndeti: Mirëmëngjesi, me zë të pikëlluar dhe kokën e ulur.
– Si je sot? E pyeta
– Mirë me thënë, ma ktheu
– Pse, çfarë ndodhi? vazhdova unë
– U nisë djali për Francë, sot në mëngjes, më treguan se është nisur me disa lidhje, e puna e pret atje
– E familjen? Çfarë po ndodhë me gruan dhe vajzat? E pyeta unë
– I merr edhe ato pas gjashtë muajve…. Dhe loti i ra në faqe e sytë ju mjegulluan me mendimin se edhe reja me mbesa së shpejti do të marrin të njëjtën rrugë.
– Hajt se bëhet mire, u mundova ta ngushëlloj unë, kthehet djali e ndoshta edhe ju shkoni e vizitoni.
-po, po dikur bohët me tha me kokën ulur e mosbesimin në zërin e saj.
Gruas të cilën e takoj çdo mëngjes në shkallët e banesës, tashmë gjysma e familjes i kanë dalë jashtë, vëllai, mbesat e tani filluan edhe fëmijët e saj. Djali i madh ishte me punë në një komunë të vogël të Kosovës, por monotonia dhe mungesa e shpresës e shtynë të linte punën dhe të zgjedhë migrimin në këtë Janar të dekadës së re.
E deri sa u përshëndeta unë për të vazhduar orarin tim, më pyeti:
– A ka mori diçka të re në marrëveshje për Qeverinë?
– Bohet se shpejti, u mundova t’a ngushëlloj veten dhe gruan
– Për këta fëmijët tonë nëse bohet se neve na iki treni, ma ktheu.
E derisa po zbrisja shkallët të vazhdoj rrugën time, ajo vazhdoi: Vallahi që nuk bohet, kurkush s’ka me dalë me votu. Janë lodhë njerëzit edhe mo sen nuk presim prej këtij vendi.
– S’ka çare pa u bë më mirë, u mundova ta përmbyll me pozitivitet këtë bisedë tonën.
Në secilin ndryshim politik a shoqëror, shpresa e qytetarëve është faktori përcaktues se a do të ndodhë ndryshimi apo jo. Shpresa ishte ajo që nxori qindra mijëra votues që kërkuan ndryshimin, të dalin të votojnë me 6 Tetor. Ajo shpresë po humbet çdo ditë me fytyrat e ngrysura të liderëve pas mos-suksesit të arritjes së marrëveshjes së koalicionit për Qeverinë e re.
Sa rritet çdo ditë numri i lamtumirave të Nënave për bijët dhe bijat e veta të cilët vetëm kanë hequr dorë nga jeta në Kosovë, shpresa eksponencialisht humbet se vendi ka shans për progres.
Andaj, kjo thirrje për marrëveshje, nuk është vetëm sa për të pasë Qeverinë dhe për të ndarë postet në mes partive në pushtet. Kjo thirrje është për të mbajtur shpresën gjallë për Kosovën dhe për të ndalë lamtumirat dhe fytyrat e përlotura të nënave për fëmijët e tyre”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuzohet për vjedhje, zbardhet deklarata e ish-ministrit Beqaj: Vendimi i gjykatëses i ndikuar nga Sali Berisha
Monitorimi i mediave, rrjeteve sociale dhe dezinformatave – prioritet për Misionin e BE-së gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje
LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar