Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur sot (e enjte) përgatitjet për miqësoren kundër Suedisë në Doha të Katarit, ndërsa lojtarët ndihen optimist për këtë takim.
Gjatë paradites, Dardanët kanë zhvilluar seancë stërvitore, ku përzgjedhësi Bernard Challandes u ka dhënë këshillat e tij futbollistëve dhe u ka shpjeguar rëndësinë e tranzicionit gjatë lojës, si dhe ka kërkuar lojë me presion sa më të madh ndaj kundërshtarit.
Ndërkohë, në mbrëmje Challandes ka vendosur ta shohë nga afër formën e secilit futbollistë, duke e zhvilluar një ndeshje të ndarë në dy ekipe me tri pjesë nga 25 minuta.
Gjatë 115 minutave lojë futbollistët kanë shfaqur ritëm të mirë të lojës, por edhe aksione të rrjedhshme, ndonëse për shumicën prej tyre ka qenë hera e parë që luajnë së bashku.
Nga afër përgatitjet e Kombëtares i ka ndjekur edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me anëtarët e KE-së dhe ambasadorin e Kosovës në Katar, Amir Ahmeti. Dardanët nesër do ta zhvillojnë një stërvitje tjetër në orët e mbrëmjes.
Herolind Shala:
Stërvitja e paradites, por edhe loja që e zhvilluam në mbrëmje shkuan shumë mirë. Personalisht e ndjej veten jashtëzakonisht mirë që jam rikthyer pas lëndimit dhe që sërish jam pjesë e Kombëtares. Çdo herë kur grumbullohem me ekipin ndjehem krenar dhe i lumtur. Kësaj radhe ka edhe shumë lojtarë të ri dhe më vjen mirë që iu ka dhënë mundësia ta përfaqësojnë Kosovën në këtë miqësore. Mendoj se kemi kohë të mjaftueshme deri të dielën për ta përgatitur lojën tonë sa më mirë dhe pres një lojë cilësore. Natyrisht se miqësorja me Suedinë është një test i mirë, por edhe një mundësi për futbollistët e rinj që t’i tregojnë cilësitë e tyre para përzgjedhësit Challandes.
Rron Broja:
Është ndjenë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares. Ashtu sikurse shumica e futbollistëve tjerë në këtë grumbullim edhe unë ndjehem shumë i lumtur që jam ftuar për këtë miqësore. Loja e sotme, por edhe stërvitjet që do t’i kemi në ditët në vazhdim do të na ndihmojnë që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së dielës. Shpresoj që kundër Suedisë do të tregojmë lojë të mirë dhe nuk do të zhgënjejmë as me rezultat. Gjithsesi, duhet vlerësuar organizimin e kësaj miqësoreje, e cila na ka dhënë mundësi neve si futbollist që t’i tregojmë vlerat tona në një ndeshje të nivelit të tillë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin
Manchester City siguron shërbimet e një mbrojtësi të majtë, do t’i bashkohet kampionit të Anglisë në janar
Shtatë lojtarët e Liverpoolit, kontratat e të cilëve skadon për më pak se 24 muaj
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington