LAJMI I FUNDIT:

Nitaj kritikon LVV-në dhe LDK-në, thotë se problemet e tyre janë më të thella se sa një post i presidentit

Nitaj kritikon LVV-në dhe LDK-në, thotë se problemet e tyre janë më të thella se sa një post i presidentit

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se mosmarrëveshjet midis LVV-së dhe LDK-së, duket se janë më të thella se sa një post presidenti, apo ministri, sipas tij, gjërat janë më serioze se kaq.

Nitaj ka thënë se është pak e besueshme që LDK të ngul këmbë për kaq pak, siç ka shkruar ai problemi mund të jetë diku tjetër, transmeton Telegrafi.

“Me gjasë shumë në LDK, nuk janë të gatshëm të pranojnë rolin e një partneri të nënshtruar, për të mos thënë të poshtëruar në një qeveri Kurti. Ky i fundit tashmë i ka ndërmarrë disa veprime që mund të kuptohen edhe si përpjekje për nënshtrimin e partnerit, sado që nuk e ka fare problem t’i ndërrojë qëndrimet edhe në momentet e fundit”, ka shkruar Nitaj në profilin e tij në Facebook.


Nitaj ka thënë se Kurtit i është mbushur mendja për një lider Pan-shqiptar.

“Të vëmendshëm mund të vërejnë se Albin Kurti po shpërfaq synimet më të mëdha se sa postin e kryeministrit të Kosovës. Me gjasë atij i është mbushur mendja për rrugën e një lideri PanShqiptar, nëse ia rrokë natyrisht. Dhe nuk përjashtohet që në përpjekje për të marrë gjithçka, të mbetet pa asgjë, ose që grupi i interesgjiive brenda LDK-së, mos të shohë asgjë përtej posteve ministrore dhe mandatit të deputetit, dhe të pranojnë një marrëveshje sado e pafavorshme qoftë ajo për LDK-në”, vijon shkrimi i tij.

Në fund të shkrimit, Nitaj ka thënë se cilido që të jetë përfundimi tashmë i ka humbur kuptimi i një aleancë të proklamuar për një qeveri ndryshe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori