LAJMI I FUNDIT:

GLPS: “Pronto” u trajtua me parregullsi dhe shkelje të shumta

GLPS: “Pronto” u trajtua me parregullsi dhe shkelje të shumta

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) në një konferencë për medie me temën “Si dështuan institucionet në trajtimin e rastit “Pronto” – Një reflektim mbi procesin në tërësi” e kanë vlerësuar si rast që është trajtuar me parregullsi dhe shkelje të shumta ligjore dhe procedurale.

Rreze Hoxha nga GLSP tha se trajtimi j i këtij rasti paraqet dështimin më të madh te sistemit të drejtësisë në vitin e kaluar, sidomos sistemi prokurorial i cili ka dështuar në ndjekjen e krimit dhe përfaqësimin e interesit publik me anë të të cilës nuk janë ndëshkuar dukuritë, si nepotizmi, korrupsioni, punësimet partiake.


Hoxha tha se vetingu është reformë që duhet të bëhet substancialisht dhe duhet të përfshijë të gjitha institucionet që përfshihen në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe është e nevojshme të aplikohet menjëherë.

Leutrim Himaj nga GLSP tha se aktakuza është e mangët, ngaqë nuk ka përfshirë të gjithë personat që janë pjesë në përgjime.

Sipas analizës, prokuroria ka dështuar të propozoj dëshmitarët fillimisht në aktakuzë si dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor të rastit.

Himaj tha se prokuroria nuk ka përcaktuar palën e dëmtuar veprim ky që numërohet si dështim i radhës i prokurorisë në trajtimin e rastit.