LAJMI I FUNDIT:

Analistët tregojnë nëse do të ketë koalicion LVV-LDK

Analistët tregojnë nëse do të ketë koalicion LVV-LDK

As pas dy takimeve (dje dhe sot) që zgjatën mbi gjashtë orë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës. Analistët shpresojnë se këto dy subjekte politike do të arrijnë marrëveshje gjatë kësaj jave.

Takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës përfundoi pa marrëveshje, megjithëse nga të dy palët u tha se kishin  përafrime sa i përket arritjes së marrëveshjes.

Analisti, Rrahman Paçarizi në një prononcim për Telegrafin tha se pret që një marrëveshje mes dy palëve të ndodhë brenda javës, duke theksuar se të dy palët duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre.


Sipas tij, gjithçka tani është bërë më e vështirë pas veprimeve që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

“Fakti qe takimet po vazhdojnë tash e dy ditë është njëfarë dëshmie se palët po bëjnë përpjekje për marrëveshje dhe kjo jep shpresë se mund të arrihet marrëveshje për koalicion. Natyrisht se palët duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre tash kur gjithçka është shumë më e vështirë për shkak të veprimeve të njëanshme që ka ndërmarrë VV-ja. Unë mendoj se brenda javës do të arrihet marrëveshja. Mirëpo do të kemi një koalicion brenda të cilit ka mosbesim të theksuar që nuk siguron bashkëpunim ndërmjet partnerëve dhe qeverisje cilësore”, tha Paçarizi, për Telegrafin.

Paçarizi tha se brishtësia e këtij koalicioni dhe zërat e pakënaqur brenda partive, me theks të veçantë brenda LDK-së, na bën të mendojmë se Qeveria Kurti, nëse formohet, nuk do të arrijë ta përfundojë mandatin.

“Është larg mendsh të mendohet se një qeveri e një koalicioni kaq të brishtë dhe me kaq shumë kontradikta do të arrijë ta çojë në fund mandatin. Kjo aq më pak kur as numrat nuk janë në favorin e tyre. Ndërkohë që edhe numri i vogël i ministrive nuk arrin të kënaqë zërat e pakënaqur brenda vetë këtyre dy partive sidomos LDK-së, pasi VV-ja njihet si parti me e disiplinuar”, u shpreh Paçarizi.

Në anën tjetër, Behlul Beqaj mendon se takimet e VV-së me LDK-në, të cilat deri më tani nuk kanë dhënë  një rezultat konkret e kanë tretur shpresën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ndryshimi pas rezultateve të zgjedhjeve pjesërisht mendoj që ka ndodhë, mirëpo përfundimisht pas këtyre takimeve maratonike pa marrëveshje, shpresa e qytetarëve tashmë është tretur”, tha Beqaj për Telegrafin.

Ndërsa, për arritjen e koalicionit sipas Paçarizit e vetmja mundësi është që Vetëvendosje të heq dorë nga ndonjëri prej veprimeve që ka marrë në mënyrë të njëanshme, në këtë rast zgjedhja e Glauk Konjufcës si kryeparlamentar dhe propozimi i pesë ministrave dhe zv.kryeministrit të parë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër. E vetmja mundësi është heqja dore e VV nga ndonjëri prej veprimeve te njëanshme, përndryshe LDK do te dëmtohej shume në sytë e elektoratit”, tha Paçarizi.

Takimi i sotëm i liderëve të të dyja partive që synojnë koalicionin qeverisës, ka qenë i dyti, pas takimit të ditës së martë, i cili ndodhi pas një ndërprerjeje të takimeve që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se sot ka pasur përafrim të qëndrimeve për formim të koalicionit qeverisës, dhe se nesër do të vazhdojnë takimin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të hënën me liderin e LVV-së, Albin Kurti për të diskutuar rreth mandatarit për kryeministër, dhe më pas është bërë e ditur që Thaçi t’i ketë dhënë afat prej 48 orëve Kurtit për të propozuar një emër.

Ky afat ka skaduar të mërkurën në orën 15:00.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.

Ky proces zgjedhor është zhvilluar pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, meqë kishte marrë ftesë për dëshmi nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori