LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Mustafa ende në takim, vazhdojnë bisedimet për koalicion

Kurti e Mustafa ende në takim, vazhdojnë bisedimet për koalicion

E plotësuar– Është duke vazhduar ende takimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi i cili ka nisur në orën 15:00, është duke vazhduar për gati dy orë, ndërkohë nga dy partitë para takimit ka pasur pritje se në tavolinën e negociatave do të propozohen oferta konkrete për një marrëveshje të mundshme koalicioni.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me LDK-në është shumë afër. /Telegrafi/


—-

Kurti e Mustafa në Kuvend, nis takimi

E plotësuar- Pak minuta më parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tashmë takimi i Kurtit me Mustafën ka filluar, ndërkaq pritet të shihet se a do të arrijnë të bien dakord për nënshkrimin e marrëveshjes.

Kurti para arritjes në Kuvend deklaroi se marrëveshja me LDK-në është shumë afër. /Telegrafi/

—–

Isa Mustafa arrin në Kuvend, pritet fillimi i takimit me Kurtin

Brenda pak minutash pritet të nis takimi i radhës i të dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe LDK-së, Isa Mustafa, për një përpjekje të radhës për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ky është takimi i dytë i cili po mbahet që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të së martës, i cili zgjati tri orë por pa rezultate.

Pak minuta më parë janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Ndryshe LVV-ja sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku ka marrë vendim që ditëve në vijim do t’ia dërgoj me shkrim presidentit Hashim Thaçi emrin e kandidatit për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori