LAJMI I FUNDIT:

Kosova gati për ndeshjen me Suedinë, para nisjes përshëndeten nga Agim Ademi dhe Eroll Salihu

Kosova gati për ndeshjen me Suedinë, para nisjes përshëndeten nga Agim Ademi dhe Eroll Salihu

Kosova është grumbulluar sonte në hotel “Emerald”, kurse nesër në mëngjes do të marrë rrugë për në Katar, atje ku më 12 janar do të luajë miqësore me Suedinë.

Për këtë ndeshje përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur t’i japë hapësirë edhe shumë futbollistëve të Superligës së Kosovës, si dhe disa prej lojtarëve që kanë luajtur me Kosovën 21.

Pas darkës futbollistët i kanë përshëndetur presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, të cilët e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm faktin që për këtë miqësore përzgjedhësi Challandes iu ka ofruar mundësi prezantimi edhe shumë futbollistëve të elitës së futbollit tonë.


“Ju jeni pjesa jonë më e këndshme dhe dëshirojmë që të keni sukses. Kjo për faktin se ngritja e rezultateve të Kombëtares ka bërë bujë të madhe në tërë botën. Kemi shumë besim te ju dhe sigurisht se edhe ju do t’ia dilni të na prezantoni mirë, për të dëshmuar kësisoj që ne nuk jemi thjesht vetëm 20 futbollistë, por një popull i tërë që e duam futbollin”.

“Shpesh po na quajnë ‘Brazili i Ballkanit’ për talentin që kemi në futboll, andaj duke pasur parasysh se këtë herë shumë prej lojtarëve vijnë nga Superliga e Kosovës dua që të prezantohemi pikërisht në këtë formë. Është nder i madh që të jesh anëtar i Kombëtares, qoftë edhe 5 minuta e lëre me qenë në një grumbullim si ky, ku do të luajmë me një prej ekipeve më prestigjioze të Evropës, siç është Suedia. Ju dëshirojmë çdo të mirë në karrierën tuaj dhe sukses në udhëtimin tonë të përbashkët që do ta kemi nesër”, ka theksuar presidenti Ademi.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu ka thënë se shumë gjenerata e kanë pasur ëndërr ta prezantojnë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Duke qenë se shumë prej jush jeni për herë të parë pjesë e ekipit kombëtar dua t’u them që ta shijoni bartjen e fanellës së Kombëtares në maksimum, ngase pa dyshim është një ëndërr çdo futbollisti”.

“Gjenerata ime vetëm e kemi ëndërruar një gjë të tillë, ngase kemi jetuar në rrethana të okupimit dhe të sakrificës, prandaj jemi krenar që na është dhënë mundësia që tani ta jetojmë këtë realitet dhe ndjehemi krenar që juve po ju jepet rasti për ta përfaqësuar shtetin”, ka thënë Salihu, duke iu uruar futbollistëve dhe stafit udhëtim të mirë dhe sukses në miqësore me Suedinë.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori