LAJMI I FUNDIT:

Arda Turan ndahet me Basaksehir, Barcelona nuk e dëshiron rikthimin e tij edhe pse ka kontratë

Arda Turan ndahet me Basaksehir, Barcelona nuk e dëshiron rikthimin e tij edhe pse ka kontratë

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan e ka ndërprerë huazimin e tij te klubi nga Stambolli, Basaksehir, por klubi aktual nuk do ta mirëpresë rikthimin e tij.

Turkut iu dha dënimi me kusht për dy vjet e tetë muaj burgim në shtator, pas një zënke në një klubi nate me një këngëtar të famshëm. Turan  raportohet se ia theu hundën Berkay Sahin përpara se të akuzohej edhe për mbajtje arme.


32-vjeçarit i kishin mbetur edhe gjashtë muaj huazim te Basaksehir, pasi ishte i huazuar për dy vite.

Por pas një takimi me kryetarin e klubit Goksel Gumusdag, dyshja erdhën në përfundim për mbyllje të marrëveshjes.

“Futbollisti ynë Arda Turan u takua me Kryetarin e Basaksehir, Goksel Gumusdag dhe kërkoi të largohej nga klubi për të hapur një faqe të re në karrierën e tij”.

“Gumusdag iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tij dhe për këtë arsye, kontrata e Turan u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Ai ende ka gjashtë muaj në kontratën e tij me Barcelonën, por nuk do të kthehet art, shkruan Marca.

Turan ka gjasa që të nënshkruajë me Galatasaryn sipas mediave turke. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori