Televizioni lokal në gjuhën serbe “Mir” në Leposaviq, është shkyçur gjatë vikendit të kaluar nga sistemi kabllor që konsiderohet si rrjeti më i madh në veri të vendit, “VGN”, pasi operatori kabllor i lartcekur ka shitur pajisjet dhe të drejtat e transmetimit kompanisë “MTS d.o.o”, ka konfirmuar për televizionin “Kim”, drejtori i kësaj shtëpie mediale Nenad Radosavleviq, shkruan KoSSev.
“Sipas informatave nga terreni ka ndodhur pardje kur është shkyçur kanali Mir nga sistemi kabllor, rrjetit më të madh kabllor në veri të vendit “VGN”, kurse operatorët tjerë sipas informatave që i kam një gjë të tillë nuk e kanë bërë”, ka shtuar Radosavleviq për televizionin Kim, transmeton Telegrafi.
Ai pranoi se pas shkyçjes i ka telefonuar pronarit të operatorit “VGN”, i cili i ka thënë se ky operator kabllor ka shitur pajisjet dhe të drejtat e transmetimit kompanisë MTS d.o.o qysh më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
“Edhe operatorët tjerë kabllor janë njoftuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi, që është bërë trend të blihen nga kompanitë e huaja, që më pas sipas mendimit tim, të shkyçen lehtë mediat e pavarura që transmetojnë ato që shtetit nuk i pëlqejnë çfarë po transmetohen. Në këtë aspekt, qytetarëve do t’ju mohohet informimi i drejtë për ngjarjet politike që tashmë kanë hyrë në një fazë të vështirë”, ka shtuar Radosavleviq.
Ai gjithashtu bërë të ditur që nga MTS d.o.o pritet të merr në pronësi edhe operatorët tjerë kabllor në veri të Kosovës.
“Unë tashmë kam informuar Komisionin e pavarur për media sa i përket kësaj çështje, megjithatë nuk presë ndonjë veprim marrë parasysh se është festë, por besoj se ata mund t’i vënë gjërat në vend”, shtoi Radosavleviq duke pranuar se mediat e pavarura duhet të ekzistojnë.
“Duhet të dëgjohet edhe mendimi tjetër, e jo vetëm një siç ndodh zakonisht”, ka shtuar ai.
Sipas tij kjo është goditja e fundit e mediave të pavarura. Ai madje ka informuar të gjithë të interesuarit se sot është dhënë goditja e fundit mediave të pavarura në Kosovë.
“Sot nga sistemet kabllove janë shkyçur të gjithë ata që janë të pavarur dhe mendojnë me ‘kokën e tyre’. Është lejuar që kryesit e punëve të regjimit në Beograd të fikin dritën për popullin serb në Kosovë. Shpresoj që ky terr nuk do të zgjatë shumë dhe se e drejta do të triumfoj kundrejt diktaturës”, ka shkruar ky pronar i televizionit në komunikatën dërguar mediave.
Radio televizioni “Mir” është themeluar pas luftës në Kosovë më 1999 në Leposaviq dhe programin ka filluar në vitin 2000. Ai ndiqet në veri dhe pjesën qendrore të Kosovës, por përmes distributorëve kabllor edhe në Rashkë dhe Krushevc. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City