Në një shfaqje të rrallë emocionesh nga udhëheqësi suprem, zakonisht i rezervuar dhe i matur i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është parë duke qarë të hënën në funeralin e gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Soleimani vlerësohet si komandanti i tij më i rëndësishëm ushtarak me të cilin Khamenei kishte një lidhje të thellë.
“O Allah, ata kanë nevojë për mëshirën tënde,…”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Khamenei gjatë një lutje masive ndërsa qëndronte mbi një arkivol të mbuluar me flamur me trupin e Soleimani, i cili u vra nga një sulm me dron amerikan, të premten në Irak.
Zëri i Khamenei ishte pjesë e një procesimi funeral, gjë që nuk ka ndodhur në historinë e fundit të Iranit.
Sipas autoriteteve vendase, të pranishëm ishin me miliona njerëz.
Prezenca dhe fjalët e tij thuhet se treguan thellësinë e lidhjes që Khamenei kishte me gjeneralin e vrarë dhe një pasqyrë se si është ndjerë vdekja e Soleimani personalisht nga udhëheqësi suprem.
Kjo madje mund të ndikojë gjithashtu në atë se si Khamenei do t’i përgjigjet Shteteve të Bashkuara.
SHBA vrau Soleimanin dhe anëtarë të tjerë të Gardës Revolucionare dhe një udhëheqës të lartë të milicisë irakiane në një sulm mahnitës ndaj kolonës së tyre, menjëherë pasi Soleimani kishte mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
Vrasja, e urdhëruar nga Presidenti Donald Trump, ka rritur në mënyrë dramatike rrezikun e luftës ndërsa figura të larta iraniane zotohen të sulmojnë objektivat ushtarake amerikane si përgjigje.
Për udhëheqësin suprem të Iranit, Soleimani ishte një ndihmës besnik. Madje, lidhja e tyre ishte aq e ngushtë sa Khamenei u fotografua më shumë se një herë duke e përqafuar Soleimanin në mënyra që janë zakon në Iran për baballarët dhe djemtë e tyre të dashur.
Çfarë e karakterizonte Soleimanin është fakti se për dallim nga komandantët e tjerë ushtarakë në Trupat e Gardës Revolucionare, gjenerali 62-vjeçar i përgjigjej vetëm 80-vjeçarit Khamenei, përcjell Telegrafi.
Ai ishte aq i nderuar nga Khamenei, sa udhëheqësi suprem i dha urdhrin më të lartë ushtarak të Iranit në mars.
Agjencia e Lajmeve Tasnim e Iranit raportoi se Soleimani është i vetmi zyrtar ushtarak iranian që nderohet në një mënyrë të tillë, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Siç edhe tanimë është bërë e ditur, presidenti Trump autorizoi sulmin ndërsa Soleimani po linte aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.
Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.
Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.
Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.
Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.
Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje