LAJMI I FUNDIT:

Paratici: Emre Can dhe Rabiot qëndrojnë, Kulusevski blerje e shkëlqyer

Paratici: Emre Can dhe Rabiot qëndrojnë, Kulusevski blerje e shkëlqyer
Foto: Fabio Paratici

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici e ka përjashtuar largimin e Emre Can dhe Adrien Rabiot në afatin kalimtar të janarit, ndërsa mendon se blerja e Dejan Kulusevskit ishte blerje shumë e mirë.

Bianconerët tashmë e kanë blerë lojtarin e tyre të parë, duke paguar te Atalanta plot 35 milionë euro dhe 9 milionë euro të tjera bonuse për Kulusevskin, i cili mbetet në huazim te Parma deri në fund të sezonit.


“Ne do të donim ta sjellim atë menjëherë te Juve, por tashmë ai kishte një marrëveshje para fillimit të bisedimeve”.

“Ne jemi të lumtur dhe e kemi ditur mirë se ai do të qëndronte te Parma. Ai është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen e Juves dhe ne jemi shumë të lumtur me këtë marrëveshje”.

Vazhdojnë të ketë raportime se Emre Can dhe Adrien Rabiot kërkohen nga klube si Manchester United, Everton dhe Paris Saint-Germain.

“Unë mund ta përjashtoj largimin e Emre Can, pasi ai me siguri do të mbetet me ne. Në një nivel ndërkombëtar, është një nga lojtarët më të kërkuar, por mendoj se ai mund të jetë i rëndësishëm për projektin tonë”.

“Rabiot arriti këtu pasi nuk luajti për tetë muaj. Është e natyrshme se duhet të marrë kohë për tu përshtatur. Ai e pagoi çmimin për këtë, por ka bërë mirë kur ka luajtur”.

“Ne kemi besim, ai është një lojtar i rëndësishëm dhe një garanci për Juven, jo një pikëpyetje ose dyshim. Ne kemi një skuadër të rëndësishme, me shumë konkurrencë, dhe kështu duhet të jetë në këtë nivel”, ka thënë Paratici për Sky Sky Italia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori