Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka folur edhe për bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Kurti ka thënë se shpreson që të takohen sa më parë me LDK-në për t’i finalizuar takimet me një marrëveshje për koalicion.
“Unë besoj që qytetarët e Republikës tash i duan ministrat, e jo vetëm se cila parti çfarë mori e çfarë nuk mori. Besoj që do të takohemi dhe të fillojmë fazën e re të përmbylljes së këtyre takimeve dhe ta finalizojmë me një marrëveshje për koalicion”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se për mua takim do të kishim qysh dje, pardje edhe sot kurdo.
“Unë kam qenë iniciatorë i takimeve të shpeshta sepse nuk bëhet marrëveshja shpejt pa takime të shpeshta…Unë po e shprehi vullnetin tim që të ecim përpara shpejtë sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Kurti, i cili ka shtuar se pas datës 26 dhjetor ka qenë dëm që nuk janë takuar.
Kurti ka shtuar se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.
“Nëse zvarrisim formimin e qeverisë kjo nuk është mirë, megjithatë unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe kjo është kosto politike për mua ndërkaq zvarritja e konstitutimit të Kuvendit është kosto për shtetin. Nuk mund të kthehemi mbrapsht para 26 dhjetorit e as para 6 tetorit, koha kalon…Kuvendi është konstituuar nuk kemi pas zvarritje kemi kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, dhe tash unë mendoj se duhet të bëjmë hapa para e jo prapa”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë