LAJMI I FUNDIT:

Meliza Haradinaj reagon pas publikimit të emrave për ministër nga Kurti: Ai nuk i beson askujt, as bashkëpartiakëve të tij

Meliza Haradinaj reagon pas publikimit të emrave për ministër nga Kurti: Ai nuk i beson askujt, as bashkëpartiakëve të tij

Pas publikimit të videos nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka propozuar emrat e ministrave të ardhshme nga radhët e kësaj partie, ka reaguar këshilltarja politike e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se video e publikuar nga Kurti, tregon ngurtësinë politike të tij, mosbesimin e tij në sistemin pluralist e demokratik dhe egoizmin e tij për fitore, transmeton Telegrafi.


“Monologu me video e Facebook, në kohën kur duhet pragmatizëm e takime me partnerë për formim të qeverisë, tregon mjaftueshëm për ngurtësinë politike të Albinit, mosbesimin e tij në sistemin pluralist e demokratik, dhe egoizmin e tij për fitore vetanake. Albini po na tregon çdo ditë që nuk i do koalicionet. Nuk do partnerë politik. Nuk i beson askujt. Madje për ministra, nuk u beson as bashkëpartiakëve të tij. Nuk i beson shtetit të Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Tutje në shkrimin e bërë, ajo ka thënë se Kosova është e varfër për me mbajt zgjedhje sa herë që Kurti ka nevojë për shërim të komplekseve të tij politike.

“Ai e ka obligim ta formojë qeverinë sa më shpejtë, e të mos e mbajë Kosovën peng të tekeve të tij me video të tilla qesharake e joserioze. Nuk jemi në fushatë, por në procedurë kushtetuese ku ti ke obligim të veprosh konform saj. Kosova po pret”, vijon shkrimi i saj.

Këto janë profilet e kandidatëve për ministra, të propozuar nga Albin Kurti
Lexo po ashtu Këto janë profilet e kandidatëve për ministra, të propozuar nga Albin Kurti

Ndryshe, Kurti sot ka publikuar emrat e pesë ministrave të ardhshëm të Qeverisë Haradinaj, të cilët do t’i udhëheq LVV, si dhe emrin e zëvendëskryeministrit të dytë në rast të arritjes së marrëveshjes me LDK-në.

I pari i LVV-së, ka ftuar po ashtu LDK-në që t’i propozojë emrat e pesë ministrave që do t’i udhëheq kjo parti në Qeverinë e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori