Analisti serb dhe kryetari i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq, duke folur për raportet midis kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ndikimin e Ramës në dialogun Kosovë Serbi dhe idenë e Mini Shengenit ballkanik.
Duke folur për ndikimin dhe mundësinë që kryeministri Rama ta ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi, analisti serb tha për Radio Evropa e Lirë, se kriza në marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Beogradit po stërzgjatet.
“Kriza nuk mund të zgjidhet në marrëdhëniet bilaterale. As Beogradi dhe as Prishtina nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për ta bërë këtë. Në një situatë të tillë, nismat si ajo që ata e quajnë gabimisht Mini Shengen janë shumë të mirëseardhura. Kjo e relativizon çështjen e kufijve. Shqipëria mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ndoshta vetë Rama sot mund të ndihmojë më pak sesa më parë, por një Shqipëri demokratike që bashkëpunon në mënyrë bilaterale me Kosovën dhe Serbinë dhe mbështet iniciativat rajonale – sigurisht që mund të ndihmojë”, tha Janjiq, përcjell Telegrafi.
Ai më tej tha se “Tirana nuk mund të vendosë ose të nënshkruajë në emër të Prishtinës, por mund të jetë e dobishme në dialogun Kosovë-Serbi. Por, a është e dobishme sot [Tirana zyrtare]? Aktualisht nuk është për shkak se kjo ide shumë e dobishme e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nga disa qarqe në Kosovë po kontestohet shkaku i Vuçiqit dhe Ramës. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës madje po organizon demonstrata në Tiranë kundër ardhjes së Vuçiqit në kryeqytetin shqiptar. Në thelb këto janë protesta kundër Ramës”.
I pyetur nëse Vuçiq po i keqpërdor raportet e tij me Ramën për të krijuar një pozitë më të favorshme në negociatat me Prishtinën, Janjiq tha se nuk e ka krijuar atë përshtypje.
“Vuçiç nuk e keqpërdori Ramën, sepse edhe Thaçi iu bashkua idesë së shkëmbimit të territoreve, megjithëse me shumë kujdes, pasi partia e tij nuk e mbështeti këtë ide. Unë do ta përshkruaja kështu: Thaçi e vendosi këmbën në atë histori për të parë se sa ishte uji i ngrohtë, kur e pa që ishte uji i valë, ai e tërhoqi shumë shpejt. Të tillë janë politikanët. Nuk mund t’u besoni në planin afatgjatë”, tha analisti serb.
Sipas tij, një gjë është e pakontestueshme. “Kosova dhe Serbia duhet të hyjnë në dialog të drejtpërdrejtë, natyrisht me ndihmën e të tjerëve, që të zgjidhin problemet e tyre të ndërsjella. Çështja kryesore është njohja [e Kosovës nga Serbia]. Por, me sa shoh unë, kjo nuk do të ndodhë kaq shpejt. Do të jetë një lloj njohjeje e ekzistimit të Republikës së Kosovës, sipas modelit të dy Gjermanive. Ndërkohë, duhet të zhvillohet bashkëpunimi rajonal që do të sigurojë lirinë e lëvizjes, do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë dhe të gjejnë punë”, transmeton Telegrafi.
Janjiq mendon se Vuçiqi dhe Rama nuk u morën shumë me Kosovën, por kryesisht me bashkëpunimin bilateral dhe rajonal.
“Tregtia midis Serbisë dhe Shqipërisë në 2014 ishte 300 milion. Tani është gati 400 milion. Ndërkohë, shkëmbimet intensive midis Serbisë dhe Kosovës janë zvogëluar në gati 50 milion për shkak të taksës. Kështu që nuk do të thosha që Vuçiq keqpërdori Ramën, as Rama nuk e keqpërdori Vuçiqin. Por, nuk mund të kontestohet se Shqipëria dhe Serbia kanë krijuar një ambient të mirë për bashkëpunim. Ky ambient duhet të ruhet dhe nuk duhet të shpërthejë. Sepse, në fund të fundit, marrëdhëniet serbo-shqiptare janë garancia e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor. Pa pajtimin midis serbëve dhe shqiptarëve – Ballkani nuk do të jetë paqësor. Kur Ballkani nuk është i qetë nuk do të ketë as zhvillim. Kështu që mendoj se bashkëpunimi i mirë midis Beogradit dhe Tiranës duhet të ruhet”, tha Janjiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet