LAJMI I FUNDIT:

Një person rëndë i lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Një person rëndë i lënduar në aksidente trafiku në Shkup
Foto: Arkiv

Drejtuesi i një mopedi ka marrë lëndime të rënda trupore, në një nga 27 aksidentet që kanë ndodhur gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup.

Në 11 aksidente tjera janë lënduar 11 persona, ndërsa në 15 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar dy shoferë, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe dy makina të paregjistruara.

Me karrotrec janë larguar tetë makina./Telegrafi/