LAJMI I FUNDIT:

Futbolli vendor: Një vit i kaluar me dominimin e Feronikelit

Futbolli vendor: Një vit i kaluar me dominimin e Feronikelit
Feronikeli duke festuar titullin (Foto: Telegrafi)

Në Superligën e Kosovës në muajin maj, Feronikeli arriti të shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2018/19, duke lënë prapa skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën.

Feronikeli gjithashtu arriti ta fitoj edhe Kupën e Kosovës, duke e mposhtur skuadrën e Trepçës 89, ndeshje kjo e zhvilluar gjithashtu gjatë muajit maj.

Një kampionat i gjatë dhe i fortë, që i pa dy skuadra në luftë në fund, ku vendosi vetëm ndeshja e fundit, ku drenicasit fituan 1-0, për ta fituar kurorën e më të mirëve.


Nga Superliga u larguan klube si Liria dhe  KEK-u, ndërsa Gjilani dhe Trepça ’89 shpëtuan nga ndeshjet e barazhit.

Evropa

Më pas ishte koha për arenën ndërkombëtare, ku Feronikeli si kampion i Kosovës, kishte siguruar pjesëmarrjen në parakualifikimet për në Ligën e Kampionëve, si dhe Prishtina në Ligën e Evropës, pasi që Nikli ishte fitues i dy trofeve që sigurojnë garat ndërkombëtare.

Feronikeli arriti të kaloj parakualifikimet për në Ligën e Kampionëve, ku u ndesh me skuadra si Lincoln dhe Santa Coloma të cilat i mposhti dhe kështu u bë pjesë e kualifikimeve për në garën më të madhe të klubeve.

Mirëpo në raundin e parë të këtyre kualifikimeve, Feronikeli u eliminua nga The New Saints, duke marrë pjesë më pas në kualifikimet për në Ligën e Evropës.

Në raundin e dytë të këtyre kualifikimeve, Feronikeli u ndesh me skuadrën e Slovan Bratislavës, skuadër e cila mposhti kampionin e Kosovës në dy ndeshjet e zhvilluara dhe kështu Nikli mbeti jashtë garave evropiane.

Ndërsa sa i përket Prishtinës, aventura e skuadrës nga kryeqyteti në garat evropiane ishte mjaftë e shkurtër. Prishtinasit u eliminuan qysh në ndeshjen e parë pasi u mposht nga St Jospeh’s.

Edicioni i ri, Ballkani kampion vjeshtor

Gjatë vitit 2019, u luajt edhe pjesa vjeshtore e sezonit 2019/20, në Superligën e Kosovës, ku skuadra e Ballkanit nga Suhareka, arriti të shpallet kampion vjeshtor duke lënë pas dy skuadrat nga Gjilani.

Të besuarit e Ismet Munishit treguan lojë dhe karakter, duke i rreshtuar fitoret. Pranvera pritet të jetë e nxehtë, pasi shumë klube e duan Evropën dhe të tjerat do të luftojnë për mbijetesë.

Në fund të muajit dhjetor, FFK organizoi edhe ceremoninë e laureatëve, ku futbollisti më i mirë u shpall, Vedat Muriqi, ndërsa formacioni më i mirë i Superligës ishte ky: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Perparim Islami, Visar Berisha, Arber Prekazi, Arb Manaj, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti, Kastriot Rexha, Blendi Baftiu dhe Xhevdet Shabani. /Telegrafi/KP/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Kalo në kategori