LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Propozimi i Kovaçkit anti-NATO

Analistët: Propozimi i Kovaçkit anti-NATO

Propozimi i Dragan Kovaçkit për ministër është vlerë anti-NATO dhe ai mund të jetë skandal edhe për vetë NATO-n. Kështu u vlerësua në debatin publik “Hapat e ardhshëm pas anëtarësimit në NATO.

Sipas profesorit universitar, Rizvan Sulejmani propozimi por edhe emërimi i një figure ushtarake për ministër është kontroll civil i fuqisë së fortë, dhe nuk duhet të habitemi nëse të nesërmen të njëjtit udhëheqin edhe Kuvendin. Sipas tij, propozimi është një tregues se duhet të kemi reforma thelbësore në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë.


“Ajo është e papranueshme. Këtë nuk desha ta them, por kontrolli civil i fuqisë së fortë, ushtarakja dhe armata, është e domosdoshme. Nëse ato thonë se kush duhet të jetë ministër i punëve të brendshme, mos u habitni ta marrin nesër edhe kuvendin dhe Qeverinë dhe të bëhen edhe kryeministër dhe president i shtetit. Ky është një tregues se na duhen reforma thelbësore në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi Rizvan Sulejmani, profesor.

Nga ana tjetër, i proklamuari në publik si reformatori i OBRM-PDUKM-së, Petar Bogoevski tha se Dragan Kovaçki nuk është propozim i partisë, por siç e cilësoi ai liderin Hristijan Mickoski, i sulltanit. Sipas tij, emërimi i Kovaçkit mund të jetë skandal edhe për vetë NATO-n.

“E saktë, është sjellje anti-NATO është suspendimi i Kushtetutës. Ne ende nuk kemi hyrë në NATO, ne i treguam të metat dhe gjegjësisht e kemi shkatërruar parimin kryesor të NATO-s, dhe ajo është kontroll civile ndaj forcave ushtarake apo sektorit të sigurisë. Nëse ne në ditën kur hymë në NATO, ministër të brendshëm kemi kolonel ushtarak, mund ta paramendoni se çfarë skandali është kjo për NATO-n? Hynë në NATO shteti i cili për ministër ka kolonel aktiv”, u shpreh Petar Bogoevski, reformatori i OBRM-PDUKM-së.

Në debat, u kritikua edhe sjellja e opozitës për ta bllokuar miratimin e ligjit për mbrojtje në Kuvend. Nënkryetari i Kuvendit, Zeqir Ramçilloviq tha se nga njëra anë në Kuvend, opozita angazhohet për ratifikimin e protokollit të NATO-s, ndërsa nga ana tjetër e bllokon Ligjin për mbrojtje.

E në kuadër të procesit të anëtarësimit të NATO-s, Elmas Hasanoviq, koordinator i programit, propozoi që të krijohet Qendër e Përsosmërisë së NATO-s, ose një Qendër rajonale për menaxhimin e krizave. Sipas tij, kjo qendër krahas që do të ndihmojë në menaxhimin e krizave, siç janë vërshimet dhe tërmetet që ishin në Shqipëri, do të rrisë bashkëpunimin mes komuniteteve të ndryshme në Ballkan me çka do të ulen edhe paragjykimet.

Debati i organizuar nga Asociacioni maqedonas- amerikan dhe Unioni i federalistëve evropianë në Maqedoni, vjen në ditën kur Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar Ligj për ratifikim të protokollit për anëtarësim në NATO. Ratifikimi pritet të realizohet edhe nga Spanja, e cila ka premtuar se këtë do ta bëj në janar të 2020-s. Pas Spanjës, Protokolli duhet të ratifikohet edhe në Kuvendin tonë dhe me këtë Maqedonia bëhet anëtare e 30 e NATO-s./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori