Edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, dy partitë më të votuara në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë.
Sipas një sondazhi të realizuar nga Pyper, më pak se gjysma e pjesëmarrësve të sondazhit (43.92%) e konsiderojnë mosarritjen e marrëveshjes LVV-LDK si të paarsyeshme, ndërkaq një përqindje më e vogël (38.03%) e konsiderojnë këtë të arsyeshme.
Sipas të dhënave të sondazhit të Pyper, përgjegjësi kryesor që qëndron pas kësaj mosmarrëveshje konsiderohet LDK-ja (46.73%).
Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve besojnë se arsyeja kryesore që ka shkaktuar mosmarrëveshjen LVV-LDK ka pasur të bëjë me postin e presidentit (46.89%). Mirëpo ekzistojnë edhe pohime të tjera mbi arsyet e mos-marrëveshjes siç janë rivaliteti politik mes këtyre partive (20.13%), mospajtimi rreth programit qeverisës (15%), numrit të ministrive (13.67%) etj.
“Mirëpo, sa i përket qëndrimeve të pjesëmarrësve ndaj të dy partive, vërehet dukshëm një mbështetje më e madhe ndaj qëndrimit të LVV-së ndaj kërkesave të LDK-së (60.34%) sesa e kundërta e kësaj (34.05%)”, thuhet në njoftim.
Në rast se LVV-LDK nuk arrijnë një marrëveshje në vazhdim, partia që do të dëmtohet më së shumti sipas pjesëmarrësve do të jetë LDK-ja (37.78%) duke u pasuar më pas nga LVV-ja (19.55%). Disa po ashtu e shohin këtë mosmarrëveshje si të dëmshme për të dy partitë (22.62%), thuhet më tej.
Sidoqoftë, përkundër zhvillimeve të fundit, pra mosarritjes së një marrëveshje, disa pjesëmarrës (35.87%) janë optimist se do të arrihet një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së. Ndërkaq 29.16% shprehen pesimist lidhur me një marrëveshje të tillë.
Sido që të jetë, përkundër këtyre perceptimeve, në rast se një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së nuk mund të arrihet, më pak se gjysma e pjesëmarrësve preferojnë që vendi të shkoj në zgjedhje të reja (43.03%). Një numër më i vogël i tyre (20.23%) përkrahin idenë se LVV-ja duhet ta braktisë LDK-në dhe të krijoj marrëveshje me parti tjera politike siç është PDK-ja (41.8%), koalicioni AAK-PSD (35.25%), koalicioni NISMA-AKR-PD (34.84%) etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale