Kuvendi i Maqedonisë para kohe do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO
Qeveria në seancën e saj të rregullt të mbajtur të shtunën e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike, të nënshkruar në Washington më 4 prill të vitit 1949 dhe paralajmëroi se do ta dorëzojë në miratim deri tek Kuvendi, me çka hapet rruga për ratifikim të përkohshëm të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO nga ana e deputetëve para shpërbërjes së përbërjes së tanishme të deputetëve.
“Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike të vendit tonë me NATO-n, e cila do të jepet në miratim në Kuvendin e RMV-së, parashikohet të hyjë në fuqi me ditën e publikimit në ‘Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut’ pas çka do të deponohet në Washington, pasi Spanja do ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e vendit tonë në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë”, njoftuan nga qeveria.
Kuvendi, në pajtim me marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të shpërbëhet më 11 shkurt, ndërsa tani për tani është e pasigurt nëse deri atëherë Spanja do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim në Parlamentin e saj, sepse në vend ende nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të nëntorit.
Në margjinat e Samitit të NATO-s në Londër, që u mbajt në fillim të muajit, kryeministri Zoran Zaev pati takim me kolegun e tij spanjoll Pedro Sançez, nga i cili mori premtim se Spanja shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e vendit në Aleancë, pas çka gjatë muajit të ardhshëm do ta depononte ratifikimin në Uashington. Spanja është e fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila duhet ta ratifikojë Protokollin.
Për shkak të pasigurisë rreth formimit të Qeverisë së re spanjolle, ideja për ratifikim “të parakohshëm” ose “të kushtëzuar” e para e plasoi VMRO-DPMNE-ja, duke iu referuar përvojës së Malit të Zi.
Kjo ish-republikë jugosllave, dokumentet për anëtarësimin e saj në NATO i ratifikoi në muajin prill të vitit 2017, ndërsa Holanda dhe Spanja kanë kryer ratifikim të Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë madje muajin e ardhshëm.
Kryeministri Zaev një iniciativë të tillë e quajti “opsion që vlen të shqyrtohet”.
“Shtyrja eventuale nga Spanja, e cila nuk besoj se do të ndodh, e hap mundësinë të bëjmë ratifikim të kushtëzuar në vetë Parlamentin, i cili do të publikohet nga ana e presidentit të shtetit, nga ana e Parlamentit, menjëherë me ratifikimin në Parlamentin spanjoll. Këtu procedura është harmonizuar me selinë e NATO-s dhe këtë mund ta bëjmë, që në mënyrë dinjitoze, të ndershme dhe me krenari të jemi vendi i 30-të anëtar, i cili do ta bëjë ratifikimin. Dhe prandaj shkojmë seriozisht dhe të përgjegjshëm në pjesën e procedurave pa çfarë do kalkulime politike”, ka thënë Zaev.
Iniciativa ka hasur në mbështetje edhe nga Aleanca për Shqiptarët, e cila ka kërkuar që ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO të zbatohet që në sesionin plenar më 11 dhjetor.
“Sot është koha të parashtrojmë kërkesë deri tek Qeveria dhe deri tek të gjitha partitë politike se mbështetja e një iniciative të tillë nuk do të jetë rruga e parë, pasi që ka precedentë. Gjithashtu, ka pasur raste të ngjashme, siç është rasti me Malin e Zi”, ka thënë atëherë lideri i ASH-së, Zijadin Sela.
Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se ratifikimi me veprim të shtyrë nuk është i mundur dhe se nëse Spanja nuk e ratifikon Protokollin deri në shpërbërjen e Kuvendit, miratimi i Marrëveshjes Veriatlantike do të duhet ta bëjë përbërjen e ardhshme parlamentare.
Ai vlerësoi se Qeveria, e jo Kuvendi është kompetent për veprim për iniciativën e OBRM-PDUKM-së për dorëzimin para kohe të Propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për NATO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova