LAJMI I FUNDIT:

Batistuta kthehet të flasë për të kaluarën: Meritova më shumë Scudetto

Batistuta kthehet të flasë për të kaluarën: Meritova më shumë Scudetto

Legjenda e Fiorentinës dhe Argjentinës, Gabriel Batistuta pranon se ishte i bindur në Serie A, duke thënë se ai “meritonte” të fitonte më shumë se një titull kampioni.

Sulmuesi i njohur, i cili mbushi 50 vjeç më parë këtë vit, luajti në Itali nga 1991 deri në vitin 2003 dhe dikur konsiderohej si numri 9 më i miri në botë.


Ai dhuroi magji me Fiorentinën nga viti 1991 deri në 2000 para se të bënte transferimin te Roma, ku fitoi një dhe të vetmen Scudetto.

Batistuta: Fiorentina, dashuria ime
Lexo po ashtu Batistuta: Fiorentina, dashuria ime

Megjithatë, argjentinasi beson se ai meritonte të fitonte më shumë se një titull kampioni në Serie A.

Batistuta ishte idhull në Fiorentina (Foto:: Ross Kinnaird /Allsport/Guliver)

“E gjithë karriera ime ishte përqendruar në përpjekjen për të fituar me Fiorentinan. Nuk kam pasur sukses, por i dhashë gjithçka”, ka thënë fillimisht Batistuata për kanalin zyrtar të Serie A në YouTube.

“Kur kuptova se kisha dhënë gjithçka, vendosa të ndryshoj klubet dhe shkova në Romë, ku fitova”.

Batistuta fitoi titullin e vetëm me Romën

“Personalisht, mendoj se e meritova. Unë bëra shumë sakrifica për të arritur atje dhe meritova të fitoja, të bëhesha kampion të paktën një herë”, përfundoi argjentinasi.

“Batigol” shënoi 20 gola të ligës duke ndihmuar Giallorossët të fitojnë titullin në sezonin 2000-01 – sezonin e tij të parë në Olimpico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori