LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Datën për formimin e Qeverisë ma përcakton LDK-ja, jo presidenti Thaçi

Kurti: Datën për formimin e Qeverisë ma përcakton LDK-ja, jo presidenti Thaçi

Pretendenti për udhëheqjen e ekzekutivit të vendit, Albin Kurti thotë se partia e Isa Mustafës e përcakton se kur do të formohet qeveria e re, e jo presidenti i Kosovës. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të ndodhë takimi konsultativ me Hashim Thaçin, mirëpo siç tha ai ky i fundit nuk mund t’ia caktojë datën për formimin e qeverisë.

Këto deklarata ai i dha gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që ai udhëheq, derisa ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi mund të përcaktojë datën e konstituimit të Kuvendit.


“Presidenti i Republikës përcakton datën e konstituimit të Kuvendit, jo të formimit të Qeverisë. Formimin e Qeverisë e përcakton tjetër kush, jo Presidenti i Republikës. Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike Kosovës, jo Presidenti i Kosovës, pra mos të keqkuptohen të gjëra. Natyrisht që do të ndodhë takimi konsultativ. Mirëpo ta vonosh maksimalisht 30 ditë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e të mi dërgosh dy ftesa në ditë është kërcim prej një ekstremi në ekstremin tjetër, secila më gabim se tjetra”, tha Kurti, raporton KP.

Kurti është shprehur optimist për marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne të gjitha i bëjmë të ditura në kuadër të bisedimeve qe bëjmë. Ne pra kemi qëndrimin tonë, ata kanë qëndrimin e tyre. Duhet të takohemi të bisedojmë sepse edhe ne duam marrëveshjen edhe popullit i duhet marrëveshja”, tha Kurti.

I pyetur se kur do të takohen me LDK-në, Kurti tha se është çështje administrative e sekretarive, megjithatë, ai tha se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

Sa i përket deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafës, i cili ka thënë se kanë rënë në ujë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, Kurti tha se këto e shumë gjëra të tjera do të diskutohen qysh në takimin e parë.

Kurti ka folur edhe për kërcënimin që mori mbrëmë nga anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

“Ashtu siç unë nuk jam John Kennedy, nuk është as ai person Lee Oswldi, prandaj nuk mendoj që është ndonjë gjë alarmante”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori