LAJMI I FUNDIT:

Lëvizjet e shtetasve rusë në Kosovë, Krasniqi: Qeveritarët nuk mund të punojnë edhe për shtetin edhe për veten

Lëvizjet e shtetasve rusë në Kosovë, Krasniqi: Qeveritarët nuk mund të punojnë edhe për shtetin edhe për veten

Lëvizjet e shpeshtuara kohëve të fundit të shtetasve rusë në Kosovë, kanë shqetësuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar vigjilencë dhe kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës. Por, për këto lëvizje të rusëve dhe e grupeve të tjera lindore që veprojnë më shumë se 20 vjet në Kosovë, nuk janë shqetësuese për ish-kryeparlamentarin e Kosovës dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Krasniqi, përmes një reagimi, ka thënë se “të gjitha këto grupe ruse e proruse, së bashku, thuaja në një flamur: anti- Kosovë, anti-NATO dhe anti-Perëndim, nuk janë duke sjellë zhvillim, progres e siguri kombëtare, por pasiguri, prapambeturi, primitivizëm, që mund të rrezikojnë të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar”.


“Mosfunksionimi i institucioneve më vitale të shtetit, paaftësia e drejtuesve të shtetit për t’i funksionalizuar institucionet kushtetuese përgjegjëse për sigurinë kombëtare e shtetërore, për t’i mbrojtur vlerat kombëtare, kulturore, arsimore, shkencore, zhvillimore dhe sigurinë kombëtare nga çdo armik i kombit dhe i shtetit ngado që mund të vijnë ata janë shqetësuese për mua!”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Telegrafi.

“Një proverb thotë: ‘Ja dynjanë ja ahiretin, të dyja nuk çohen’! E qeveritarët nuk mund të punojnë edhe për shtetin edhe për veten! Gjatë këtyre viteve i kemi parë të bëjnë shumë për vete e tepër pak për shtetin”.

“Po të mendonim e punonim shumë për shtetin e pak për veten, do të flisnim më pak për  rreziqet që i kanosen kombit e shtetit! Institucionet kushtetuese do ta garantonin sigurinë”.

Më tej, Krasniqi ka thënë se “sikur gjatë këtyre viteve të lirisë e të pavarësisë të investonim në autostradën e arsimit e të edukimit, të mbrojtjes e të sigurisë kombëtare, e pak në autostradat e asfaltit, nuk do të flisnim për rrezikun serb, rus, grek apo ndonjë tjetër”.

“Secili njeri e ka të drejtën të punojë e të pasurohet për vete, për familjen e tij, për gardën e tij të mbrojtjes personale, me investimet e tij, nga biznesi i tij, por jo me parat e buxhetit të shtetit, me parat e publikut të varfër. Me taksapaguesit, të cilët të vetmit janë të ndërgjegjshëm dhe me djersën e tyre po e mbajnë këtë copë shtet!”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, kërkuar vigjilencë dhe kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës, duke theksuar se Rusia ka për qëllim t’i realizojë agjendat e saj edhe në Kosovë.

Shqetësimet e Haradinajt me lëvizjet e shtetasve rusë në Kosovë
Lexo po ashtu Shqetësimet e Haradinajt me lëvizjet e shtetasve rusë në Kosovë

“Mos lejoni që të krijohet vakuum që të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publikë dhe të sigurisë, të përfitojnë edhe terrorizimi, por edhe mekanizma që janë të motivuar armiqësisht ndaj Kosovës. Në të kaluarën e kemi pasur rrezik të terrorizmin, por të mos harrojmë edhe ndikimin rus në Ballkan, dëshirën e tyre që agjendat e tyre t’i plasojnë në Ballkan dhe në Kosovë”, u është drejtuar krerëve të organeve të sigurisë në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Lidhur me lëvizjet më të shpeshta të shtetaseve rus në Kosovë, Policia e Kosovës ka thënë se, “ajo është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj në të gjitha rastet i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka”.

Ndryshe, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 1437 qytetarë rusë vitin e kaluar kanë vizituar Kosovën, ndërkaq deri në shtator të këtij viti numri i vizitorëve nga Rusia ishte 620 veta. Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës e kanë shumë të vështirë të udhëtojnë për në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori