LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur ‘bisha’ Adama Traore e hedh jashtë vijave të fushës Mendyn dhe asiston për golin e barazimit

Momenti kur ‘bisha’ Adama Traore e hedh jashtë vijave të fushës Mendyn dhe asiston për golin e barazimit

Adama Traore është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Sulmuesi spanjoll me Wolverhamptonin është duke bërë një sezon fantastik, por ai më shumë njihet edhe për fizikun e tij të jashtëzakonshëm.


I njohur ndryshe si ‘Hulku i ri’, Traore ka qenë i pamëshirshëm për Cityn, pasi në ndeshjen e parë shënoi dy gola për fitoren e Wolves 0-2, ndërsa sonte shënoi golin e parë dhe asistoi në të dytin për fitoren e skuadrës së tij 3-2.

‘Bisha i Ligës Premier’, ka treguar se është mjaftë i fuqishëm edhe në duele dhe këtë më së miri tani e tutje e din mbrojtësi i majtë i Cityt, Benjamin Mendy.

Ishte minuta e 82-të e ndeshjes kur Traore shfrytëzoi fizikun e tij duke ia rrëmbyer topin francezit të cilin e hodhi jashtë vijës fundore dhe asistoi për Jimenez për të shënuar golin e barazimit 2-2, para se Doherty të shënonte golin e rikthimit spektakolar.

Ky duel mes Traores dhe Mendyt është bërë viral në rrjetet sociale, pasi spanjolli po lavdërohet si për fizikun e tij, në këtë rast edhe për mençurinë.

Adama Traore bëhet monstruoz, fiziku i tij i transformuar ndër vite po bën xhiron e botës
Lexo po ashtu Adama Traore bëhet monstruoz, fiziku i tij i transformuar ndër vite po bën xhiron e botës

23-vjeçari këtë edicion i ka shënuar katër gola me fanellën e Wolves në Ligën Premier, ku tre nga ta i ka të shënuar vetëm në portën e kampionit në dy përballje. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Adama Traore violates Mendy and assists Raul Jimenez 👀😂🔥

A post shared by futbol.hd12 (@futbolhd12x) on Dec 27, 2019 at 2:02pm PST

Traores duket se i pëlqen të luajë ndaj Cityt, këtë e tregojnë golat e tij në ndeshjet e fundit:

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori