LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi Eclipse Cross vlerësohet me pikët më të larta për ofrimin e sigurisë

Mitsubishi Eclipse Cross vlerësohet me pikët më të larta për ofrimin e sigurisë

Autoritetet e vlerësimit të sigurisë së makinave në Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë se ky crossover është shumë i sigurt në rast aksidenti

National Highëay Transportation Safety Administration ka bërë të ditur, se Mitsubishi Eclipse Cross ka fitur nga pesë pikë në të gjitha vlerësimet, duke arritur kështu pikët më të larta sa i përket sigurisë së makinave, transmeton Telegrafi.


Testimi është bërë me versionet FWD dhe AWD, derisa të dyja arritën vlerësime maksimale.

Gjatë verës edhe organizata joqeveritare, Insurance Institute for Highway Safety e ka testuar modelin e këtij viti, duke i dhënë vlerësimin e Top Safety Pick.

Sipas testimit të bërë, ka marrë pesë nga pesë pikë në përplasjet e simuluara të pjesës së shoferit, katër nga pesë pikë në anën e shoqëruesit të shoferit.

Përplasja e pjesës së përparme, është vlerësuar me pesë nga pesë pikë, derisa me katër nga pesë pikë u vlerësua siguria në rast të rrotullimit të makinës.

“Niveli i sigurisë së makinave, është shumë i rëndësishëm për Mitsubishin, andaj ky vlerësim na motivon që të punojmë edhe më shumë”, ka thënë shefi i planifikimit të prodhimit në Mitsubishi, Cason Grover. /Telegrafi/