LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Nuk kam parë yll kaq të madh e të përulur si Aguero, ai është sikurse Ronaldo dhe Romario

Guardiola: Nuk kam parë yll kaq të madh e të përulur si Aguero, ai është sikurse Ronaldo dhe Romario
Pep Guardiola dhe Sergio Aguero (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka kushtuar shumë elozhe yllit të tyre të sulmit, Sergio Aguero.

Guardiola ka luajtur dhe punuar me disa nga talentet më të mira sulmues në botë, duke përfshirë Lionel Messi, Ronaldo, Romario, Samuel Eto’o dhe Zlatan Ibrahimovic .


Por, ai thotë se Aguero është një sulmues i nivelit të lartë dhe nuk ka ngurruar ta krahasojë atë me emra të mëdhenj të sulmuesve botëror.

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  
Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  

“Unë kurrë nuk kam parë një yll kaq të madh si ai të jetë kaq i përulur, aq qesharak, dhe është gëzim të punosh me të dhe si ai i pranon vendimet e mia kur ndonjëherë nuk funksionon për të”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Guardiola ka gjetur fjalët më të mirat për Agueron (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Yjet e mëdhenj zakonisht nuk e pranojnë atë. Kam punuar me yje të tjerë që besojnë se ishin më të mëdhenj se Sergio kur nuk ishin dhe ata ishin më të vështirë për tu trajtuar”.

“Nuk është e thjeshtë të gjesh një djalë me statusin e tij, personalitetin e tij, atë që ka bërë në karrierën e tij me përulësinë e tij dhe të pranosh gjithçka në mënyrë perfektë”.

Tifozët votojnë - Sergio Aguero lojtari më ikonë i Ligës Premier, renditja top 15
Lexo po ashtu Tifozët votojnë - Sergio Aguero lojtari më ikonë i Ligës Premier, renditja top 15

“Në zonë ai është i jashtëzakonshëm, por unë kam pasur djem të tjerë që nuk ishin të këqij. Ronaldo braziliani, Romario, Eto’o – ata ishin një nga sulmuesit më të pabesueshëm që kam parë në jetën time, mund të bënin gjithçka”.

“Sergio është sigurisht njëri prej tyre. Messi është pak më i madh se ata, por Sergio është njëri prej tyre”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori