LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Gati dy vjet u promovua koalicioni LVV-LDK dhe tre muaj pas zgjedhjeve s’ka asgjë, kjo është më tepër se mashtrim, është tradhti

Veseli: Gati dy vjet u promovua koalicioni LVV-LDK dhe tre muaj pas zgjedhjeve s’ka asgjë, kjo është më tepër se mashtrim, është tradhti

Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku u zgjodh kryeparlamentar Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Në një intervistë në Zona e Debatit të Klan Kosovës, Veseli tha se nuk u befasua nga ky veprim, përderisa pati kritika për negociatat për marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së.

“Nuk u befasova për faktin se kemi pasur një proces zgjedhor, një rezultat zgjedhor. Ka qene i tillë verdikti i qytetarëve dhe pas certifikimit të rezultatit zgjedhor kemi ardhur tek një moment kur është dashur të zgjidhet Kryetari i Kuvendit dhe shpresojmë që të formohen institucionet sa më shpejt. Zgjedhja sot e Kryetarit të Kuvendit ishte proces legal dhe në aspektin kushtetues është në rregull. Por mënyra dhe gjerat që po na dalin tash nuk janë shumë pozitive dhe nuk janë korrekte”, ka thënë Veseli.


Lideri i PDK-së, e ka quajtur mashtrim e tradhti, çështjen e mosmarrëveshjes LVV-LDK.

“Gati dy vjet u promovua ky koalicion dhe tre muaj pas zgjedhjeve s’ka asgjë. Kjo është më tepër se sa mashtrim, është tradhti. Ky është fillimi i dëshpërimit të qytetarëve. Kjo për faktin se tash po del se s’ka marrëveshje, po del se kanë dalë në pikën zero – se të gjitha ato qe i kanë trumpetuar ishin për përfitim elektoral”.

Veseli tha se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk diskutuan mbi temat dhe parimet, po se u morën me ndarje të posteve.

“Tre muaj ditë çdo bisedë që e kanë bërë ishte merr dhe jep.  Koalicioni i tyre është merr-jep.  Jo po ta jap një ministri më shumë, jo presidentin, jo drejtorin e AKI-së apo drejtorin e Policisë”, tha ai.

Ai shtoi se VV dhe LDK nuk janë të gatshme të qeverisin me vendin dhe të përballen me sfidat që e presin Kosovën.

“Vetëvendosje ka shkuar drejt rrugës taktikisht që të mos marrë përgjegjësi duke menduar se përmes saj përfiton kohë, duke akuzuar dhe në të njëjtën kohë me i shiku sondazhet ndoshta po fiton. Ky është koncepti i Vetëvendosjes. Lëvizja Vetëvendosje për aq kohë sa ka turbullira ka me qëndru”, theksoi më tej Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori